LAJMI I FUNDIT:

Abazoviq arrin në Pejë: Shumë shpejt do të bëhet binjakëzimi i Pejës me Ulqinin

Abazoviq arrin në Pejë: Shumë shpejt do të bëhet binjakëzimi i Pejës me Ulqinin

(E plotësuar) – Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, po qëndron për vizitë në qytetin e Pejës, ku është pritur nga kryetari i Komunës, Gazmend Muhaxheri dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Abazoviq para gazetarëve ka thënë se është shumë i lumtur që erdhi në qytetin e Pejës.


“E uroj kryetarin e Komunës (Muhaxherin) për një bashkëpunim të jashtëzakonshëm. Këtu është edhe kryetari i Komunës së Ulqinit. Shpresoj se shumë shpejt do të bëhet edhe binjakëzimi në mes Pejës dhe Ulqinit”, tha Abazoviq.

Ai tha se “ka funksionuar shumë mirë bashkëpunimi në programin IPA me Gucinë dhe Beranen dhe të vazhdojmë më gjatë”.

“Mund të them një kënaqësi e veçantë për mua dhe për ministrin e Ekonomisë dhe Turizmit që jemi sot këtu. Ju uroj sukses në çdo lëmi dhe ju presim në Mal të Zi”, tha kryeministri Abazoviq, transmeton Telegrafi.

Ndërsa në një postim në Twitter, ai ka shkruar: “Kohë e mirë për shëtitje në Pejë. Falenderojmë kryetarin Gazmend Muhaxheri, bashkëpunëtorët e tij dhe qytetarët për mikpritjen”.

Me të arritur në Pejë ai ka vizituar Muzeun e qytetit.

Ai në ditën e tretë të qëndrimit në Kosovë, ka takuar Komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Ristuccia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori