LAJMI I FUNDIT:

Abazi tregon arsyen e aderimit në Vetëvendosje

Abazi tregon arsyen e aderimit në Vetëvendosje

Ish-analisti politik, Haki Abazi, i cili sot i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, ka treguar disa nga arsyet e aderimit të tij në këtë parti.

Abazi në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se bashkimi me LVV ka rrënjë, vlerë dhe simbolikë reflektuese të përballjeve të cilat kanë filluar prej viteve të studimeve para luftës.

“Në mendjen dhe imagjinatën time që pashmangshëm është kristalizuar ideja e punës në ekip, Lëvizja Vetëvendosje është organizata politike që frymon bashkim, përfshirje, integritet, vendosmëri, guxim, përpëlitje të pandërprerë për të shkuar drejt përsosmërisë së ekipit. Mbi të gjitha LVV ka mbajtur të hapura dyert për përfshirje pa hezitim e diskriminim të të gjithëve madje edhe të atyre që kanë hyrë me kalkulimin për të dalë me duar plot dhe për ta dëmtuar e goditur nga brenda. Ajo që ka bërë Lëvizja Vetëvendosje, është rrënja që është zhvilluar duke qenë e mbjellur në idenë e shtetit dhe interesit kombëtar e duke e vënë në plan të parë rolin e secilit individ pa përjashtim”, ka shkruar ai.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje është vazhdimësia kuptimlotë e Rilindjes, dhe siç thotë ai, ndërtuese mbi madhështinë e veprës dhe punës së Rilindasve.

Postimi i plotë i Abazit:

Të dashur miq,

Sot, jam bërë bashkë me Lëvizjen VETVENDOSJE!

Pas 20 vjet rrugëtimi në mbledhje të përvojave, njohurive dhe përplasjeve prej pozitës së të qenurit politikisht aktiv pa ngjyrim partiak në kuptimin më pozitiv të fjalës, kam vendosur që të angazhohem drejtpërsëdrejti në Lëvizjen Vetëvendosje.

Bashkimi me LVV ka rrënjë, përmbajtje, vlerë dhe simbolikë reflektuese të përballjeve të cila kanë filluar prej viteve të studimeve para luftës, gjatë luftës dhe një dinamikë të pafund, dhe shpesh me shumë paqartësi e vështirësi në rrugëtimin tonë si popull për shtetësi dhe pavarësi dhe realizmin e të drejtave tona si komb në Ballkan.

Në mendjen dhe imagjinatën time që pashmangshëm është kristalizuar ideja e punës në ekip, Levizja Vetëvendosje është organizata politike që frymon bashkim, përfshirje, integritet, vendosmëri, guxim, përpëlitje të pandërprerë për të shkuar drejt përsosmërisë së ekipit. Mbi të gjitha LVV ka mbajtur të hapura dyert për përfshirje pa hezitim e diskriminim të të gjithëve madje edhe të atyre që kanë hyrë me kalkulimin për të dalë me duar plot dhe për ta dëmtuar e goditur nga brenda. Ajo që ka bërë Lëvizja Vetëvendosje, është rrënja që është zhvilluar duke qenë e mbjellur në idenë e shtetit dhe interesit kombëtar e duke e vënë në plan të parë rolin e secilit individ pa përjashtim.

Rilindasit janë individë që i njohim, por individualizmi merr kuptim dhe jetësohet përjetësisht vetëm në kolektivitet dhe çdo bashkësi duhet të arrijë të realizojë vetvetën dhe qëllimet e mirëqena nëpërmjet individëve të cilët, parimin e drejtësisë, barazisë, solidaritetit e kanë prioritet të angazhimit, për të përbashktën dhe publiken dhe nuk realizon vetëm marrjen dhe tërheqjen për vete. Nëse do të vazhdoja në këtë elaborim nuk do ti bëja nder pjesës, që vërtet meriton vlerësimin e duhur. Është pikërisht realiteti, që Kosova ka arritur ta krijojë një organizim politik, që ka kaluar nëpër një proçes evoluimi e që ka rezultuar si levizja e vetme në rajon, por edhe me gjerë, që i ka përballuar të gjitha goditjet dhe sfidat, keqkuptimet dhe keqinterpetimet, e më e rëndësishmja stërkeqjes së rrethanave pas reniës së Murit të Berlinit.

Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka lëshuar hapësiren publike për t’u vetëmbyllur në luksin e politikës, as nuk ka berë kompromise për hatër dhe për interes të individëve por, ka ruajtur me kujdes rrugëtimin e saj të ndërtimit dhe evolucionit, duke u bërë boshti i mendimit politik, që prodhon dhe reflekton, dhe nuk e konsumon oksigjenin e paktë që ka mbetur në hapsirën politike shqiptare.

Lëvizja Vetëvendosje është vazhdimësia kuptimlotë e RILINDJES dhe ndërtuese mbi madhështinë e veprës dhe punës së Rilindasve!

Duke qenë pjesë e një populli të vogël, që sidomos tani po zvogëlohet nga mungesa e vizionit për të tashmen dhe të ardhmen, dhe duke qenë pjesë e një territori të ngushtuar, sigurisht që nuk mund të vazhdoj, të mbetëm as spektator e as vetëm komentator i skenave të trishtueshme të teatrit pseudo politik, që po vazhdon të ndodhë në Kosovë për 20 vjet. Të gjithë bashkë kemi mundësinë, që ta ndërpresim këtë rrugëtim pa destinacion dhe ta kthejmë atë (rrugëtimin) në drejtimin e nisur me gjenerata.

Ne duhet të ndërtojmë shtetin dhe jo rrugët e ikjes, ne duhet të planifikojmë kthimin dhe jo të nxisim largimin, ne duhet të përfundojmë epokën e viktimizimit dhe duhet të bëhemi Zot të shtëpisë sonë, në të cilën miqtë janë të mirësardhur dhe trajtohen me kujdesin me të madh vlerësuar sipas anës njerëzore.

Qëllimi ynë për të bërë edhe me shumë miq në familjen e kombeve ka stagnuar, përpjekjet tona për ta vendosur shtetin tonë në hartën e kombeve kanë mbetur ne deriçkat e vogla te diplomacisë botërore. Kjo jo për mungesë vlerash, por në mungesë të dijes së atyre, që janë bërë fytyra e shtetit tonë jashtë.

Nga leksioni botëror për luftën për liri, pavarësi dhe angazhim të gjithmbarshëm për të shpëtuar vlerat njerëzore me ç’rast e patëm bërë gjithë botën të kthejë sytë nga ne, tashmë jemi strukur në vrimat, ku nuk dëgjohet zëri as nga brenda e as nga jashtë. Është koha që bashkë të flasim për veten, të kthehemi në tavolinë, ku zëri i shtetit tonë nuk është zëri i profiteve të politikanëve, por zëri i arritjeve dhe sukeseve të qytetarëve dhe shoqërisë sonë.

Nga sot, unë jam një nga aktivistët e Lëvizjes VETVËNDOSJE, për të marrë edhe me shumë përgjegjësi dhe për të mësuar më shumë për llogaridhënien dhe përgjegjësinë që një individ ka përbrenda hapësirës së çmueshme dhe privilegjit për jetuar në bashkësinë e kombit tonë.

Me respekt,

Haki Abazi

Ndryshe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se me aderimin e Abazit në VV, partisë i është shtuar edhe një vlerë.

Kurti ka shtuar se me Abazin në Lëvizjen Vetëvendosje, ndryshimet e domosdoshme në shtetin tonë po bëhen edhe më të afërta dhe më të lehta, duke shtuar se do të ecin bashkë drejt zgjerimit të mëtutjeshëm dhe fitores së pashmangshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori