LAJMI I FUNDIT:

Abazi: Të larguarit nga VV i fshinë arkivat në kompjuterët e Lëvizjes

Abazi: Të larguarit nga VV i fshinë arkivat në kompjuterët e Lëvizjes

Aktivisti i VV’së nga Tirana, Boiken Abazi, pretendon se krahu i aktivistëve anti-Kurti, që e kanë braktisur Lëvizjen Vetëvendosje, kanë marrë arkivat elektronike nga kompjuterët në zyrat e partisë.

Këtë Abazi e thotë në një nga debatet me komente në rrjetin social Facebook.


Ai për më tepër thotë se përveç se kanë marrë disa nga arkivat, disa të tjera i kanë fshirë.

“Rexhep, disa aktivistë të Sekretariatit të Përgjithshëm morën nga Lëvizja ç’kishin për të marrë, në disa raste kur ikën morën edhe arkivat elektronike të Lëvizjes nga kompjuterët, dhe i fshinë më tej arkivat nga kompjuterët e Lëvizjes – ky është fakt i verifikueshëm kurdo që të kesh dëshirë sepse veprime të tilla mbeten në memorien e “hard diskut”. Të njëjtit, më herët, kanë dhënë ç’kishin për të dhënë, por pa harruar që kanë marrë shumë më shumë se ç’kanë dhënë, dhe kanë marrë edhe gjëra që nuk u takojnë, si p.sh. arkivat elektronike të Lëvizjes”, ka shkruar Abazi.

Tutje, në këtë koment ku diskutohet për Sekretariatin të cilin e ka drejtuar Dardan Molliqaj, Abazi ngrit akuza edhe për pagat që ata kanë marrë.

“Nga ana tjetër, për të njëjtit mbetet për t’u sqaruar edhe rroga (që marrin ose do të marrin) prej momentit të largimit nga Lëvizja për të kuptuar më shumë mbi motivet, synimet apo sakrificat e tyre. Ndërsa disa të tjerë, pritën të largohen nga Lëvizja pasi u bënë deputetë apo kryetar komunash, me plan shumë më të hershëm sesa zgjedhjet e përgjithshme apo zgjedhjet lokale, dhe tash japin dorëheqje pa lëshuar postet e fituara përmes Lëvizjes”.

Duke u bazuar në këto, ai thotë se është e pamundur që ata të mos kritikohen, e të mbrohen.

“Është krejt e pamundur të mbrohet sjellja dhe veprimet e tyre. Dhe më lejo të them, që duan s’duan këta të larguar, sulmet e tyre ndaj Lëvizjes janë përsëritje e të njëjta sulmeve të analistëve të pushtetit dhe të vet pushtetarëve në Kosovë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori