LAJMI I FUNDIT:

Abazi: Merkel përkrahu vendimet e Qeverisë, Thaçi kreu vepër penale kur i bëri thirrje policisë të mos respektojë këto vendime

Abazi: Merkel përkrahu vendimet e Qeverisë, Thaçi kreu vepër penale kur i bëri thirrje policisë të mos respektojë këto vendime

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, mëngjesin e së martës publikoi dokumentin më vendimin e Qeverisë për masat e reja për mbrojtje e parandalim të përhapjes së coronavirusit (COVID-19).

Abazi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Qeveria ka marr vendim për të rritur disiplinën e për të mos rrezikuar qytetarët, duke shtuar po ashtu se gjatë bisedës së djeshme përmes telefonit që ka pasur kryeministri me kancelaren gjermane, Angela Merkel, kjo e fundit ka përkrahur vendimet e Qeverisë.

“Të jemi të qartë, mbrëmë Qeveria e Republikës së Kosovës mori vendime për të rritur disiplinën, për të mos rrezikuar qytetarët dhe për të zvogëluar në minimum mundësinë e infektimit dhe shpërndarjes së virusit Covid-19. Ky është preokupimi kryesor i Qeverisë Kurti. Gjithaq, Kancelarja Gjermane ka përshëndetur dhe ka përkrahur vendimet e Qeverisë dhe ka biseduar direkt me kryeministrin Kurti”, shkruan Abazi.

Zëvendëskryeministri po ashtu ka komentuar edhe konferencën për medie të presidentit, Hashim Thaçi, ku theksoi se me thirrjen që ka bërë mbrëmë për Policinë e Kosovës, që të mos respektoj vendimet e qeverisë, presidenti ka kryer vepër penale.

“Presidenti Thaçi kreu vepër penale mbrëmë dhe kjo nuk është hera e parë. Ai thirri policinë që të mos e respektojë vendimet e qeverisë. Bazuar në cilin ligj apo kushtetutë ka të drejtë, çfarë në fakt do!?”, shkruan ndër të tjera Abazi.

Postimi i plotë:

“Mirëmëngjesi!

Të jemi të qartë, mbrëmë Qeveria e Republikës së Kosovës mori vendime për të rritur disiplinën, për të mos rrezikuar qytetarët dhe për të zvogëluar në minimum mundësinë e infektimit dhe shpërndarjes së virusit Covid-19.

Ky është preokupimi kryesor i Qeverisë Kurti. Gjithaq, Kancelarja Gjermane ka përshendetur dhe ka përkrahur vendimet e Qeverisë dhe ka biseduar direkt me kryeministrin Kurti.

Vetëm dy persona dolën kundër në të njëjtën kohë: Thaçi dhe Mustafa.

Nuk e patën hallin te tarifa, por sesi të ndikojnë për ta ndalur e penguar punën e Qeverisë Kurti.

Presidenti Thaçi kreu vepër penale mbrëmë dhe kjo nuk është hera e parë. Ai thirri policinë që të mos e respektojë vendimet e qeverisë. Bazuar në cilin ligj apo kushtetutë ka të drejtë, çfarë në fakt do!?

Nuk është kohë për të menduar sa tendera do t’i kishin marrë e sa para të buxhetit do t’ju ishin falë e dhënë dhëndurëve, kushërinjve e dajallarëve. Është koha që të mendohemi, mundohemi e të punojmë bashkë për të mbrojtur e garantuar jetën e çdo qytetari.

Të gjithë qytetarët e kanë mirëkuptuar secilën masë që kemi marrë deri tani. Kjo gjendje nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e njerëzimit në këtë formë. Gjatë ditës bashkë do të sqarojmë pyetjet që keni.

Bashkë e me emër të Zotit, si dhe duke përkrahur njëri-tjetrin do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori