LAJMI I FUNDIT:

Abazi: Lajçak ka vazhduar të mbajë agjendën tonë integruese peng të dialogut me Serbinë

Abazi: Lajçak ka vazhduar të mbajë agjendën tonë integruese peng të dialogut me Serbinë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi sot në një konferencë për media theksoi se procesi integrues i Kosovës nuk mund të mbahet peng i dialogut me Serbinë.

Ai tha se në baza javore do të mbajë konferencë për media lidhur me çështje të ndryshme, ndërsa u shpreh se agresioni në Ukrainë dhe kriza e gazit prekin edhe Kosovën.


“Jemi në një moment kritik në marrëdhëniet ndërkombëtare…. Agresioni në Ukrainë dhe kriza e gazit dhe këto të dy na prekin edhe Kosovën. Ky alarm duhet të merret seriozisht nga institucionet tona”, tha ai.

Deputeti i LVV-së më tej tha se ka ardhur momenti që procesi i integrimit të ndahet nga çështja e dialogut Kosovë-Serbi.

“Lajçak ka vazhduar që të mbajë peng agjendën integruese tonë me dialogun….Në këtë kuptim Serbia ka vazhduar dialogun ta përdorë si formë të shantazhit dhe të përjashtimit të Kosovës nga procesi integrues…. Liberalizimi i vizave, anëtarësimi në Këshill të Evropës, pjesëmarrja në programet e NATO-s nuk mund të jetë peng i dialogut”, tha ndër të tjera, Abazi. /Telegrafi/