LAJMI I FUNDIT:

Abazi: Kosovës urgjentisht i duhen zgjedhje

Abazi: Kosovës urgjentisht i duhen zgjedhje

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit Avdullah Hoti se Kosova nuk ka nevojë që të shkojë në zgjedhje të reja.

Abazi ka thënë se Hotit nuk do t’i mjaftojë një ditë as dorëheqja, teksa ka shtuar se Kosovës i duhen urgjentisht zgjedhjet.


“KOTI duhet ta dijë që nuk krahasohet asgjë me fuqinë që ka gjykata e popullit. As dorëheqja nuk do të mjaftojë një ditë. Nuk ka mëshirë ndaj krimit politik e as ndaj shërbëtorëve të krimit që hiqen të pafajshëm në krimin e bërë me rrëzimin e qeverisë Kurti dhe dëshpërimit të pafund që është shkaktuar tek qytetarët në mes të pandemisë”, ka shkruar ai në Facebook.

Më tej, Abazi ka thënë se “Kosovës urgjentisht i duhen zgjedhje sepse kjo qeveri nuk e ka kumbarin, e përveç që është ilegale e pa legjitimitet është edhe jetim”.

Ndryshe, Hoti sot gjatë një konferencë për media ka pohuar se vendi nuk ka nevojë të shkojë në zgjedhje dhe se qeveria është funksionale.

“Sa i përket zgjedhjeve Kosova ka qeveri plotësisht funksionale dhe kushtetuese. Dhe për aq kohë sa është një qeveri që është funksionale që mbështetjen e shumicës së deputetëve në kuvendin e Kosovës duhet të vazhdojë”, ka theksuar ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori