LAJMI I FUNDIT:

AAK: Zbatimi i Ligjit të Pagave të hyn në fuqi më 1 janar, bizneset janë prag të falimentimit

AAK: Zbatimi i Ligjit të Pagave të hyn në fuqi më 1 janar, bizneset janë prag të falimentimit
Foto: Arkiv

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri kërkon që zbatimi i Ligjit të Pagave të hyn në fuqi më 1 janar të 2023-së.

Tahiri gjatë një konference për medie, ka treguar se është kërkuar një interpelancë parlamentare për ministrin e Financave, Hekuran Murati, duke shtuar se bizneset në vend janë në prag te falimentimit financiar, shkruan Telegrafi.


“Ne kemi kërkuar një interpelancë për ministrin e Financave, për arsye se gjendja në sektorin privat është tepër e rënduar, mirëpo jemi pajtuar se çështja e grevës është një temë më rëndësi. Ne si GP i AAK-së nuk mund të sillemi zakonshëm, prandaj ne e mbështesim dhe do ta adresojmë këtë temë”, tha Tahiri.

Sipas tij, nuk ka logjik që Ligji i Pagave të hyn në fuqi në fund të vitit të ardhshëm.

“Ne si grup parlamentar i kemi disa prioritete, ku si i parë është miratimi i Projektligjit të Pagave dhe njëkohësisht fillimi i zbatimit të tij më 1 janar 2023. Nuk ka logjik që ky ligj të vazhdon të jetë pjesë e diskutimeve publike e të hyn në fuqi në fund të vitit të ardhshëm”, theksoi ai.

Gjithashtu, Tahiri u shpreh se gjendja energjetike në vend e rëndë dhe se duhet hapur diskutimi publik për këtë çështje.

“Çështja e dytë është aspekti që lidhet me energjinë. Siç e dini kemi pasur tryeza, diskutime e debate për këtë temë dhe mendojmë që gjendja energjetike, gjithandej Evropës e në veçanti në Kosovë, është shumë e mangët dhe ne mendojmë që ngritja e debatit rreth kësaj teme është e rëndësisë së veçantë”, u shpreh Tahiri.

Në fund, ai tha se bizneset në Kosovë janë në prag të falimentimit, ngase sipas tij janë bllokuar të gjitha investimet private dhe se nuk ka veprim konkret nga Qeveria.

“Tema e tretë ka të bëjë për sektorin publik dhe atë privat. Ekonomia, bizneset e vogla, të mesme dhe korporatat janë në buzë të falimentimit. Mostrajtimi i kësaj teme dhe neglizihimi i sektorit privat është jashtëzakonisht problematike. Sot janë bllokuar të gjitha investimet private, për shkak se nuk ka një veprim të Qeverisë për subvencionim dhe mbështetje”, përfundoi ai. /Telegrafi/