LAJMI I FUNDIT:

AAK thotë se 250 të rinj iu bashkuan këtij subjekti në Pejë

AAK thotë se 250 të rinj iu bashkuan këtij subjekti në Pejë

“Një ditë pas vendimit të Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, për të dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti, si pasojë e një ftese të arritur për të nga Gjykata e Specializuar në Hagë, si i dyshuar, 250 të rinjë të Pejës i janë bashkuar subjektit politikë të Haradinajt”.

Kështu thotë ky subjekt politik, dega në Pejë.


Përmes një komunikate, thonë se “ata kanë pranuar kartelat e anëtarësisë në një takim të hapur me zv/Ministrin në detyrë të Shëndetësisë Ali Berisha që është edhe Kryetar i degës së këtij subjekti në Pejë.

“Anëtarësimet kanë pasuar edhe me debat me çrast është vlerësuar lartë gjesti i dorëheqjes së Haradinaj, për ti lënë rrugë të hapur drejtësisë ndërkombëtare e e cila sipas pejanëve, ka kaluar çdo kufi në raport me rastin e Kryeministrit, meqë ai po ftohet për herë të tretë, pas dy gjykimeve ndërkombëtare nga të cilat doli i pafajshëm”, thuhet në komunikatë.

Sipas tyre, pejanët besojnë në pastërtinë e Ramush Haradinajt dhe figurën e tij e shohin prej shpëtimtari të këtij qyteti në vitin e rëndë 1999, kur Peja tentohej të ndahej sikur Mitrovica.

“Vendim i përgjegjshëm burrëror, që veç Ramushi din ta përçoj. Kemi dhimbje personale se ju bë mjaft me drejtësinë ndërsa sa I përket postit, ai do ta rimerrë sërish, sepse burrë më të fortë nuk kemi pasur në Qeveri. Ramushi është i meçëm dhe e din se kush ja ka punuar këtu brenda por edhe atje në Beograd.” – tha Memli Basha, anëtari më i ri i AAK-së.

Ndërsa Ali Berisha në fjalën e tij ka kërkuar që Peja dhe rrafshi i dukagjinit, siç janë bastion i AAK-së, të dëshmojnë pjekuri në të gjitha proceset e ardhshme në raport me shtet ndërtimin e vendit, përderisa shprehu bindjen se tashmë gjithçka është e qartë për të gjithë, edhe Europën edhe Botën, se Haradinajt i pengojnë Serbisë.

“Serbia ka problem me Haradinajt dhe është e qartë se përse, por Serbia e din se në këtë raport çdoherë del humbëse. Europa dhe Bota e dijnë se procese të tilla vijnë nga ana e agresorit për viktimën. Kosova ekziston dhe Haradinaj është Kosova.”-tha mes tjerash Berisha.