LAJMI I FUNDIT:

AAK, Qeverisë: Ku jeni fshehur, keni mashtruar për Ligjin e Pagave

AAK, Qeverisë: Ku jeni fshehur, keni mashtruar për Ligjin e Pagave

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në një konferencë për media ka folur për Ligjin e Pagave, pagën minimale, tërheqjen e Trust-it dhe ngritjen e çmimit të naftës.

Tahiri ka thënë se Ligji i Pagave ka qenë pjesë e agjendës legjislative të vitit 2021, dhe pjesë e agjendës për këtë vit dhe mbi të gjitha ka pas zotim të Qeverisë të ministrit të MPB-së, që në fund të marsit ky ligj të kaloj në Qeveri.


“Pyetja ime është ku është Ligji i Pagave, ku jeni feshur me këtë Ligj, ku është procesi i punës për finalizimin e këtij Ligji. Pse keni thanë që Ligji bëhet në mars, a ka qenë vetëm për t’i mashtruar shërbyesit civil apo është pazotësi e juaja për mos me miratuar këtë Ligj”, u shpreh Tahiri.

Ai shtoi se si AAK kanë parashtruar dy pyetje parlamentare për ministrin, e po ashtu kanë propozuar një amendament në Projektbuxhet për Ligjin e Pagave.

“Kemi kërkuar debat parlamentar ku është miratuar një rezolutë, ku Kuvendi kërkon nga Qeveria që Ligji të vjen sa më shpejt. Është me rëndësi  me qenë të sinqertë, është e pafalshme për një Qeveri që ka 50% me u fshehur prej kësaj pune.  Qeveria është dashur t’i kërkoj falje shërbyesve civil në këtë rast”, tha Tahiri.

Sa i përket pagës minimale, shefi i deputetëve të AAK-së u shpreh se Qeveria nuk po tregon se a i është rrit paga punëtorit në sektorin publik e privat derisa flet se është rrit ekonomia.

“Nuk e di a janë të vetëdijshëm Qeveria që të kuptojnë se fjalët e tyre të bukura se është rrit ekonomia për 10% nuk po kanë kuptim te populli. Ne mbështesim iniciativën e deputetit Bekim Haxhiu për tërheqjen e mjeteve të Trustit, dhe kjo është mirë të ndodh sa më shpejt”, u shpreh Tahiri.

Tahiri shtoi se dje është raportuar se ka rënie të çmimit të naftës për 80 dollarë, ndërkaq në Kosovë dje ka vazhduar rritja e saj.

“A u raportuar dje që për 80 dollarë ka ra çmimi i naftës, pe vazhdon me u rrit çmimi pse nuk aktivizohet Autoriteti i Konkurrencës. A është mosdije apo ka të bëjë me ndonjë aferë korruptive”, tha Tahiri. /Telegrafi/