LAJMI I FUNDIT:

AAK, pas arrestimit të asamblistit të LVV-së: Fund i turpshëm për Kurtin dhe ushtrinë e tij

AAK, pas arrestimit të asamblistit të LVV-së: Fund i turpshëm për Kurtin dhe ushtrinë e tij

Pas arrestimit të asamblistit të LVV-së, Besnik Mujeci në Tiranë i dyshuar për posedim të substancave narkotike (ekstazi) kanë reaguar edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Drejtori për Informim, Lulëzim Blaka përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka thënë se Qeverisë Kurti nuk do i ndihmojë as arroganca e numrave e as kauzat e rrejshme për të shpëtuar nga ndëshkimi popullor.


Asamblisti i LVV-së në mesin e të arrestuarve në Shqipëri, dyshohet se u kapën me mbi 10 mijë doza ekstazi
Lexo po ashtu Asamblisti i LVV-së në mesin e të arrestuarve në Shqipëri, dyshohet se u kapën me mbi 10 mijë doza ekstazi

Sipas tij, një eksponent i kësaj partie u zu me mijëra doza droge në Shqipëri.

“Shpërdorimi i pozitës zyrtare nga njerëzit e Kurtit nuk është lajm i ri, pasi që asamblisti Mujeci është vetëm i fundit në radhën e atyre që janë kapur nga drejtësia. Mujeci që ishte emëruar para pak kohësh si aksionar në Stacionin e Autobusëve, dyshohet se drogën në vlerë 400 mijë euro e ka dërguar nga Kosova në Shqipëri pikërisht me autobusë.

Nga përvoja e deritanishme kemi mësuar se më të korruptuarit, më të inkriminuarit dhe më të pandershmit, zakonisht kanë dalë të jenë më të zëshmit e VV-së.

Një pushteti që i thellohen kaq shumë skandalet, i ka ardhur fundi”, ka shkruar Blaka në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori