LAJMI I FUNDIT:

AAK-ja kërkon që vlera e koeficientit të pagave të jetë 130 euro, paralajmërohet dërgimi në Kushtetuese

AAK-ja kërkon që vlera e koeficientit të pagave të jetë 130 euro, paralajmërohet dërgimi në Kushtetuese

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka paralajmëruar se do ta dërgojë Ligjin e Pagave në Gjykatën Kushtetuese, nëse vlera e koeficientit është nën 130 euro.

Këtë e ka bërë të ditur deputeti i kësaj partie, Pal Lekaj, duke adresuar një varg kritikash në adresë të Qeverisë së Kosovës për moszbulim të vlerës së koeficientit.


Sipas tij, kjo i ka lënë në ankth mijëra shërbyes civil.

“Ajo që ne e kemi parë deri më tani, është që Qeveria nuk po dëshiron me tregua të vërtetën dhe i ka lënë në ankth afër 80 mijë shërbyes civil dhe është e pakuptimtë të miratohet Ligji në Kuvend pa koeficient dhe të nënshkruhet nga presidentja dhe të mos e dimë vlerën e koeficientit”, tha Lekaj.

Ai shton se AAK-ja pret që vlera e koeficientit të jetë 130 euro, pasi nën këtë vlerë s’do të ketë rritje të pagave.

“Nëse vazhdon kështu, do të dëmtohen afër 80 mijë shërbyes civil. Ne si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës e kemi bërë të qartë që vlera e koeficientit së paku të jetë 130 euro dhe nëse nuk vjen deri te kjo shumë, atëherë ne mund ta dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese. Ne kërkojmë që mos të jetë më pak se 130 euro vlera e koeficientit, sepse nuk do të ndikojë dhe nuk do të kemi rritje të pagave siç kanë kërkuar edhe Sindikatat por edhe shërbyesit civil”, thekson ai për EO.

Dy javë nga dekretimi i Ligjit të Pagave – ende nuk dihet vlera financiare e koeficientit të kategorive
Lexo po ashtu Dy javë nga dekretimi i Ligjit të Pagave – ende nuk dihet vlera financiare e koeficientit të kategorive

Tashmë janë bërë më shumë se dy javë prej se presidentja Vjosa Osmani ka dekretuar Ligjin e Pagave, por se deri më sot ende nuk është caktuar vlera e koeficientit për kategoritë e përfshira.

Më 22 dhjetor 2022, Ligji ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës, i cili parasheh ndryshim të pagave për punëtorët e sektorit publik.

Pas dekretimit nga presidentja, ky Ligj është publikuar në Gazetën Zyrtare, e që do të jetë i gatshëm për zbatim brenda 30 ditëve.

Koeficienti më i lartë, pra 18 i takon vetëm presidentit të Kosovës, derisa më i ulëti është 2 dhe ai iu takon pozitave për rekrut/kadet të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kadet policor, doganor dhe korrektues. /Telegrafi/