LAJMI I FUNDIT:

AAK, deputetit Muja: Kosova ishte çliruar nga produktet e Serbisë nën udhëheqjen e Haradinajt

AAK, deputetit Muja: Kosova ishte çliruar nga produktet e Serbisë nën udhëheqjen e Haradinajt

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, duke i reaguar deputetit Armend Muja, ka thënë se që nën udhëheqjen e Ramush Haradinajt, vendi është çliruar nga produktet e Serbisë dhe importi për një vit e pak të qeverisjes së tij ka zbritur në 4.5 milionë.

AAK thotë se është e vërtetë që kur Haradinaj ka ardhur në krye të Qeverisë, edhe atë në shtator të vitit 2017, mallrat e Serbisë e kishin pushtuar tregun e Kosovës.

“Por është edhe një e vërtetë tjetër që nën udhëheqjen e Haradinajt, Kosova është çliruar nga produktet e Serbisë dhe importi për një vit e pak të qeverisjes së tij ka zbritur në 4.5 milionë. Ky është një fakt që nuk do të duhej t’i shpëtonte “mjeshtrit të shifrave”, deputetit Armend Muja, apo kujtdo tjetër. Populli thotë ‘nëse është hangër pitja, tepsia ka mbet’! Aty shihet se si brenda një kohe të shkurtër kurba e importeve nga Serbia, me hapa të shpejtë po kthehet atje ku ka qenë. Nga 4 milionë e pak në 300 e sa! Deputeti Muja, por edhe eksponentë të tjerë të kësaj mazhorance, është mirë ta shpjegojnë këto grafikone të të dhënave zyrtare të importeve nga Serbia, e jo të fshihen pas veprimeve të mbrapshta të qeverive dikur”, thuhet në reagim.

Muja demanton Haradinajn: Importi nga Serbia nga 15 për qind në vitin 2017, ka rënë në 6.5 për qind në vitin 2021
Lexo po ashtu Muja demanton Haradinajn: Importi nga Serbia nga 15 për qind në vitin 2017, ka rënë në 6.5 për qind në vitin 2021

Deputeti i LVV-së, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se të dhënat e Haradinajt tregojnë mungesë të njohurive për ekonominë dhe numrat.

“Deputeti Haradinaj kishte publikuar sot një graf i cili në rastin më të mirë tregon mungesë të njohurive për ekonominë dhe numrat”, ka shkruar Muja. /Telegrafi/