A keni parë karton të kuq si ky? Mbrojtësi i Man Utd u përjashtua sepse i tërhoqi flokët kundërshtarit

Lojtarët e Manchester United ishin me një lojtar më pak në fillim të pjesës së dytë kundër Leeds.
Në zhvillimin e çuditshëm të situatës, mbrojtësi i Djajve të Kuq, Lisandro Martinez, e pësoi keq.
Argjentinasi mori një karton të kuq direkt për tërheqjen e flokëve të lojtarit mysafir Dominic Calvert-Lewin.
Fillimisht gjyqtari nuk e pa situatën, por pasi pa VAR-in, mori vendim për karton të kuq.
Lo amo a Lisandro pero no se puede mandar estas cagadas pic.twitter.com/RsF7UWofyQ
— Pedraza (@PedrazaCFM_) April 13, 2026
Gjithsesi, mysafirët kishin një avantazh prej 2-0 pas pjesës së parë dhe morën në fund një fitore prej 2-1. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
13/04/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































