LAJMI I FUNDIT:

A ishte ngjarja ne Beograd tentativë e dështuar konspiracioni?

A ishte ngjarja ne Beograd tentativë e dështuar konspiracioni?

Ngjarjet e rënda të cilat u zhvilluan në Beograd, nëse i analizojmë tani pas një kohe, me gjakftohtësi, lënë shumë gjëra dhe pyetje të hapura pa përgjigjeje. Nëse e analizojmë të terren kohën e përgatitjeve për ndeshjen, e cila padyshim kishte karakter historik, atëherë lirisht mund të konstatojmë se në secilën ditë që ofrohej data gjërat përkeqësoheshin. Aq sa ofrohej data e ndeshjes, aq më shumë ngriheshin pyetje në opinionin publik duke e përgatitur atë për një përballje të rrezikshme. Opinioni u përgatit ashtu sa që në kushte normale do të bisedohej për ndonjë betejë lufte e jo për një lojë futbolli.

Shteti serb në vazhdimësi doli me kërkesa të paarsyeshme dhe të papërgjegjshme, gjithnjë në shërbim të ruajtjes së “sigurisë” maksimale. Ata shkuan aq larg deri sa nuk i lejuan tifozët shqiptarë të jenë pjesë e ndeshjes.


Por, pse e bënë këtë dhe pse ndodhi kjo?

Shteti serb e përgatiti terrenin për një skandal te tillë, për një kaos në të cilin shqiptarët do të dilnin fajtorë dhe të cilët do të cilësoheshin si të paemancipuar dhe të papërmirësueshëm. Por, krejt këtë ata e bënë pa e ditur saktë reagimin e shqiptarëve dhe në këtë rast konspiracioni u dështoi plotësisht dhe në vend të qëllimit ata pësuan të kundërtën.

Së pari, e gjithë bota u mahnit me reagimin e lojtarëve shqiptarë, të cilët në mënyrë instinktive bënë gjënë më të duhur dhe më të drejtë, duke mbrojtur heroikisht simbolet kombëtare. Çka ishte me dëshpëruese për aparaturën serbe në ketë rast ishte gjakftohtësia në deklaratat publike të palës shqiptare, e cila e dënoi dhunën por nuk u tregua nervoze në asnjë moment, duke filluar nga kryeministri Edi Rama e deri të kapiteni i skuadrës Lorik Cana, i cili në deklaratat e tij ishte në nivel diplomati.

Pala serbe në këtë rast beri të kundërtën, atë me të keqen për ta, pasi që treguan nervozizmin e tyre dhe me të dëshmuan se për ta kjo nuk ishte vetëm lojë, por ishte një shans të cilin tashmë po duket e humben.

Për mendimin tim tërë spektakli kishte për qellim disa çështje, si:

Në radhë të parë është xhelozia që politika serbe e ka ndaj dominimit të Edi Ramës në skenën ndërkombëtare, si njëri i pranuar dhe i respektuar, i cili që nga takimi i Berlinit mori edhe rolin e udhëheqësit rajonal nën patronatin e znj. Angela Merkel. Këtë fakt edhe pse u munduan ta protestojnë, nuk arritën, sepse s’i pyeti askush.

Çështje tjetër ishte edhe gjendja e rëndë ekonomike e sociale e cila mbretëron në Serbi. Kryeministri Aleksandar Vucic ka arritur në pikën më të lartë të popullaritetit duke u thirrë në politikat nacionaliste, të cilat politika serbe din me së miri t’i bëjë. Ta ushqejë popullin me nacionalizëm, në mënyrë që ai mos të fokusohet në problemet reale. Politika serbe historikisht ka mbijetuar me këtë kartë nacionaliste. Tani kur gjendja ekonomike e sociale është alarmante,në paaftësi për të sjell ndryshime pozitive në ekonomi, ata bëjnë atë që tradicionalisht dinë me së miri: mobilizim nacionalist, duke e kërkuar fajtorin historik për dështimet e që sipas tyre janë shqiptarët.

Çështja e tretë ishte ardhja e presidentit rus Vladimir Putin. Ata krijuan një rrëmujë në mënyrë që Brukseli dhe kancelaritë e rëndësishme mos t’i kushtonin edhe shumë rëndësi faktit se pala serbe nuk i përfill rregullat dhe detyrimet e caktuara nga direktivat e BE-së, për vënien e sanksioneve Rusisë, dhe në anën tjetër t’ia dëshmonin edhe njëherë “vëllait” të madh, Putinit, dashurinë që kanë për Rusinë dhe se sa janë të gatshëm të sakrifikojnë për këtë dashuri (në njëfarë forme, duke u munduar të ndjekin modelin e politikes së të painkuadruarve të Titos, të cilën mund ta cilësojmë si indiferente në momente të caktuara: jemi për BE, por e duam Rusinë dhe duam të jemi edhe me të).

Por, çfarë arritën me këtë? Asgjë, pasi që së pari problemet socio-ekonomike nuk do të arrijnë t’i zgjidhin me një hokusbokus. Populli serb dita-ditës do të revoltohet dhe nuk do ta durojë rënien në ekonomi, krizë që vështirë që do kalojë pa pasoja.

Putin nuk besoj që të ketë dalë aq i kënaqur me ta, duke parë dështimin e tyre fund e krye, dhe kjo do të thotë se nuk do ta kenë lehtë për ta ruajtur ekuilibrin BE-Rusi. Rusia tashme do të futet vetë në krizë financiare si rezultat i sanksioneve.

Qëllimi kryesor ishte minimi i popullaritetit të kryeministrit Rama, duke shpresuar që reagimet e palës shqiptare do të ishin të pamatura dhe agresive , populiste siç ishin ato serbe dhe në këtë rast bota do t’i trajtonte te gjithë si të papërmirësueshëm. Ata madje ende tentojnë të fusin benzinë në zjarr përmes deklaratave tashmë dëshpëruese kundër shqiptare, edhe pse e terë bota po e sheh dhe po tallet me ta. Nervozizmi i tyre tashmë është i pakontrolluar, aq sa nuk dinë as vetë se çfarë kanë deklaruar.

Tani më nuk u ka mbetur asgjë, pos ta deklarojnë që nuk e dëshirojnë vizitën e kryeministrit Rama dhe kjo sigurisht që nuk do të kuptohet nga askush si një akt i mençur i cili i shërben politikave bashkëpunuese evropiane.

Kryeministri Rama, për mendimin tim, ka bërë gjënë e duhur duke mos u prononcuar kundër shkuarjes në Beograd, gjë që i ka nxitur ata me deklarata kundër. Kjo pasi që atyre më së shumti u intereson mendimi i serbëve dhe më pak ai i faktorit ndërkombëtar.

Pala shqiptare duhet që në mënyrë institucionale t’i mbledh të gjitha faktet të cilat do të shërbejnë për ta dënuar huliganizmin serb dhe të jetë sa më agjile në gjetjen e mbështetjes në Evropë.

Nëse Rama shkon për vizitë në Beograd, kam besim të plotë që ai do të dijë që edhe këtë vizitë ta bëjë historike para botës, duke treguar shkathtësi diplomatike e duke i dëshmuar botës se ne jemi fqinji, por nuk jemi të njëjtë, se ne jemi të gatshëm të marrim rolin e liderit në regjion, rol ky i cili u takon shqiptarëve.

Për fund do të dëshiroja që sa më parë të dëshmohet saktësisht mënyra se si u organizua droni, në mënyrë që të mos manipulohet nga të gjitha anët. Do të ndjehesha i lumtur dhe krenar nëse ketë vërtetë ta ketë bërë dora e një shqiptari.

Në trend

Më shumë

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Interesante
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Lajme
Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

Bundesliga
Kalo në kategori