LAJMI I FUNDIT:

A…

A…

Poezi nga: Edgar Allan Poe
Përktheu: Jozef Radi

Hiç s’më bahet vonë n’se fati jem toksor
krejt pak ka prej tokës vetë,
n’se krejt vitet e dashnisë i kam humbë tashma
në nji çast të vetëm paknaqësie.
S’më dhemb fare n’se tjerë të dëshpëruem
për mu, shpirtja ime, ndjehen ma të lumtun,
po n’se ti vuan për kët fatin tim,
m’shtyn me hikë gjithnji e ma larg teje.