Ka më shumë se një vit që është përfunduar shtatorja e veprimtarit të njohur, Anton Çetta, por që fatkeqësisht ka mbetur pa lokacion. Por, ditë më parë, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se do të propozojnë në Kuvendin Komunal që kjo shtatore të vendoset në parkun në mes të Fakultetit Filologjik dhe Katedrales. Megjithatë, ky vendim u konsiderua i vonuar.
Ani pse është përfunduar në tetor të 2018-tës, shtatorja e profesorit dhe veprimtarit të njohur, Anton Çetës vazhdon të qëndrojë e mbyllur në atelienë e autorit të saj, Agon Qosa, si pasojë e mungesës së lokacionit.
E ditë më parë, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se do të propozojnë në Kuvendin Komunal që kjo shtatore të vendoset në parkun në mes të Fakultetit Filologjik dhe Katedrales.
Këtij lajmi iu gëzua Riza Krasniqi nga Këshilli Organizativ për vendosjen e shtatores së Anton Çettës, megjithatë e quajti të vonuar.
“Edhe sot mendojmë se lokacioni para Institutit Albanologjik do të ishte më i përshtatshëm, por edhe këtë lokacion e pranojmë që e ka caktuar Komuna e Prishtinës dhe i falënderojmë. Profesor Anton Çetta është ndër figurat më madhore të kombit tonë dhe mendojmë që caktimi i lokacionit do të ishte vonuar edhe sikur të caktohej dje e pardje e lëre më sivjet që është 100 vjetori i lindjes. Po e presim këtë vit pa shtatore dhe pa kompleks të veprave të tij”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Riza Krasniqi.
E shënimin e 100 vjetorit të lindjes së Anton Çettës pa vendosjen e shtatores së tij, Krasniqi e quan të turpshme.
“Mendoj se është shumë e turpshme pasi është ndër lëvizjet më të ndershme në historinë tonë kombëtare. Lëvizja e Çettës ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme”, deklaroi ndër të tjera Riza Krasniqi.
Rikujtojmë se oborri i Institutit Albanologjik të Kosovës ishte parë i përshtatshëm si lokacion nga Këshilli Organizativ për vendosjen e kësaj shtatoreje, kërkesë kjo që është refuzuar./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit