LAJMI I FUNDIT:

Dezinformatat gjatë fushatës zgjedhore, Rizanaj: TikTok-u është platforma kryesore ku po plasohen informata të ndryshme

Dezinformatat gjatë fushatës zgjedhore, Rizanaj: TikTok-u është platforma kryesore ku po plasohen informata të ndryshme

Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në vend ka nisur, dhe me të, është rritur shqetësimi për mundësinë e përhapjes së informacionit të pasaktë.

Gjatë kësaj periudhe, mund të ndodhin manipulime të qëllimshme me qëllim për të ndikuar në opinionin publik.

Telegrafi ka zhvilluar një intervistë me Festim Rizanaj, ekspert nga Hibrid, për të diskutuar rreth këtyre dezinformatave dhe masave që po ndërmerren për të luftuar këtë fenomen.


Rizanaj ka theksuar se dezinformata ka qarkulluar para se të nisë zyrtarisht fushata zgjedhore.

Festim Rizanaj, nga Hibrid

“Me e shkëputë fushatën zyrtare me atë para-fushatën nuk është shumë e logjikshme sepse ka filluar një rrjedhë që dy-tre muaj e keq-informatave të cilat ne i kemi identifiku. Kjo ka filluar qysh kur janë bërë të ditur kandidatët për kryeministër edhe kanë fillu me hap disa faqe në emër të tyre në Facebook edhe në TikTok dhe që kanë plasuar informacione dhe keq-informacione në mbështetje ose kundër këtyre kandidatëve”, u shpreh ai.

Gjithashtu Rizanaj theksoi se në këto rrjete sociale ka pas dhe shumë sondazhe të edituara, të manipuluara se cila parti do të fitojë.

“Ka pas shumë sondazhe në TikTok, sidomos të manipuluara, të vjetra, të edituara dhe të montuara, ku vendosnin partitë e ndryshme me përqindje të ndryshme, pastaj është kur u shpallën listat zgjedhore. ka pas dhe deklarata të pathënë ta figurave publike të ambasadorëve të huaj këtu që e përkrahin një kandidat për kryeministër ose një tjetër, etj”, ka thënë Rizanaj.

Në lidhje me masat që po ndërmerren për të luftuar këto keqinformata, Rizanaj shpjegoi se Hibrid ka filluar të monitorojë me kujdes platformat sociale dhe mediat që lidhen drejtpërdrejt me zgjedhjet.

Ai potencoi se kanë vërejt që TikTok-u është platforma kryesore ku po plasohen informata të ndryshme për zgjedhjet.

“Po ne jemi mobilizuar në një farë forme që monitorimin me fokusu në përmbajtjet që ndërlidhen drejpërdrejt ose indirekt me zgjedhjet duke monitoru të gjitha mediat reale që dihet kush janë portalet informative. Por, edhe një fokus të veçantë e kemi në platformat ose mediat sociale, në Facebook, e sidomos në TikTok, pasi kemi vërejt që TikTok-u është platforma kryesore ku po plasohen informata të ndryshme me zgjedhjet. Pra fokusi ynë më shumë është në mediat social, pasi mediat reale janë më të kujdesshme”, u shpreh ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Kalo në kategori