Ministria e Bujqësisë kthen në pronësi pronën në vlerë prej 4 milionë euro, në vitin 2021 i ishte dhënë një serbi
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci në një konferencë për media ka njoftuar se kanë arritur ta kthejnë një pronë në vlerë prej 4 milionë euro, e cila i ishte dhënë një serbi.
Peci ka deklaruar se një sipërfaqe prej një hektar e 34 ari, me vlerë rreth katër milionë euro, pronë e Ministrisë së Bujqësisë, në vitin 2021 i ishte bartur pronarit Jovica Deniq, dhe se tashmë kanë arritur t’ia rikthejnë Ministrisë së Bujqësisë.
Ministri Peci tha se ky rast është një ndër rastet më bizare që ka ndodhur karshi tentimit për tjetërsimin dhe abuzimin flagrant me pronat shtetërore, transmeton Telegrafi.
“Mënyra e tjetërsimit të kësaj pronë, për mua si ministër por po besoj edhe për gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që e duan këtë vend, paraqet një krim. Në dhjetor të vitit 2020 ishte obliguar drejtoria e Kadastrit të Komunës së Prishtinës që të bëjë ekzekutimin e aktgjykimit të shtatorit të vitit 1996 , ku parcela në të cilën ndodhemi sot i është bartur në pronësi Jovica Deniqi.
Drejtoria e Kadastrit të Komunës së Prishtinës në maj të vitit 2019 si dhe në gusht të vitit 2020kishte refuzuar fillimisht kërkesën e Jovices për shkak të konstatimit të zbrazësisë ligjore; njëftueshmërisë ligjore për ta bartur pronën në pronë të Deniçit.
Mirëpo në janar të vitit 2021, e njëjta drejtori nxjerr aktvendimin me të cilin është ekzekutuar në regjistrat kadastral aktvendimi i datës 11.12.2021. Kurse më 21.06.2021 Drejtoria e Kadastrit të komunës së Prishtinës, bazuar në shkresën e lëshuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, të datës 17.05.2021 ka nxjerrë aktvendimin me të cilin është plotësuar aktvendimi i nxjerrë nga Drejtoria e KATAS-it me datë 19.01.2021 me të cilën Jovica Deniq është bërë pronar i kësaj ngastre kadastrale në të cilën ndodhte”, thotë ai.
Ministri theksoi se është dashur shumë angazhim që prona e cila i ishe bartur Jovica Deniq t’i kthehet Ministrisë së Bujqësisë.
“Na është dashur shumë angazhim dhe sensibilizim publik, kërkesa ndaj institucioneve të rendit drejtësisë dhe institucioneve të lartcekura, sikurse është Agjencia Kadastro Kadastrale e Kosovës dhe Drejtorisë përkatësisht Komunës së Prishtinës e cila ka refuzuar në vazhdimësi dhënien e historiatit të për mënyrën e bartjes së pronës nga prona e Ministrisë së Bujqësisë, tek Jovica.
Si rezultat i këmbngulësisë sonë, akterët e lartëcekur që kanë marrë vendime skandaloze dhe kriminale me vite në përvetësimin e pronës shtetërore tek individë e konkretisht të kësaj ngastre në vlerë rreth katër milionë euro prona përfundimisht është kthyer titullarit Ministrisë së Bujqësisë para gjashtë ditësh”, potencoi ai.
Ministri ftoi Prokurorinë e Shtetit që të angazhohet që të hetojë të gjitha mënyrat dhe procedurat e bartjes së pronës nga Ministria e Bujqësisë, te grupe apo individë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje