Aggeler: Të gjithë e dinë se cilët janë aktorët e korruptuar në RMV, shpresoj që institucionet të ndërmarrin ndonjë veprim
Të gjithë e dinë se cilët janë aktorët e korruptuar në vend, shpresoj që institucionet të marrin diçka, thotë ambasadorja amerikane në RMV, Angela Aggeler, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Është interesante se sa herë që emërojmë njerëz për korrupsion në këtë vend, çdo qytetar dhe çdo mik me të cilin bisedoj thonë: ‘sigurisht’. Sepse njerëzit e dinë, e dinë se cilët janë aktorët e korruptuar në vend.
Nuk ka detyrim ligjor që institucionet të marrin masa, por shpresoj që në mesin e institucioneve që tashmë e dinë se ka korrupsion në këto raste, të bëjnë diçka realisht, sepse populli i këtij vendi duhet të kërkojë dhe meritojë që të gjurmohet, hetuar dhe ndjekur penalisht korrupsioni”, thotë Aggeler në një intervistë për “Telma”.
Në pyetjen nëse është e mundur të vihen në listën e zezë njerëzit dhe kompanitë e lidhura në rastin e të ashtuquajturit “Parcelat në Vodno” mund të interpretohet si mbështetje nga SHBA për Gjykatën e Lartë, duke qenë se pritet vendimi përfundimtar për rastin dhe njëkohësisht keni pasur një takim me gjyqtarët që ka ndodhur në tetor, ajo nuk është përgjigjur konkretisht, por thotë se gjyqtarët duhet ta zbatojnë ligjin.
Sipas saj, Gjykata e Lartë është bastioni i fundit që duhet të ndjekë ligjin.
“Shikoni, mendoj se ju e dini, dhe të gjithë qytetarët e këtij vendi e dinë që Shtetet e Bashkuara dhe Ambasada e SHBA-ve kanë punuar me shumë përkushtim për më shumë se 30 vjet, për aq kohë sa zgjat lidhja jonë me këtë vend, për të mbështetur gjyqësorin, në të gjitha nivelet, prokurorinë, profesionin ligjor, gjyqtarë nga gjykata themelore apo nga Gjykata e Lartë.
Ne jemi të përkushtuar fuqishëm dhe qartë për të mbështetur institucionin, gjyqësorin dhe jo vetëm një gjyqtar individual. Gjykata e Lartë për këtë vend, dhe për timin, është një simbol tepër i fuqishëm, është “mbrojtja e fundit”, siç themi ne, dhe nga ajo që kam diskutuar me gjyqtarët është se sa e rëndësishme është për të gjithë ata, individualisht dhe si organ, të ndjekin ligjin kur të marrin vendimet, në mënyrë që njerëzit në këtë vend të kuptojnë se si dhe pse merren ato vendime”, shton Aggeler./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Policia ndalon një person në Prishtinë, i njëjti gjuan nga dritarja e ballkonit mbi dy kg marihuanë dhe ikë
Në 11 komuna u shty afati i regjistrimit të popullsisë edhe për një javë, ASK pritet të njoftojë për planin e veprimit
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri 31 gradë Celsius
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore