LAJMI I FUNDIT:

Gisele Bündchen flet për mendimet e vetëvrasjes në kulmin e karrierës: ‘Ndihesha e mbytur’

Gisele Bündchen flet për mendimet e vetëvrasjes në kulmin e karrierës: ‘Ndihesha e mbytur’

Gisele Bündchen foli me sinqeritet në një intervistë të re për problemet e shëndetit mendor që përjetoi në kulmin e karrierës së saj të modelingut

Supermodelja, 43 vjeçe, tha në një episod të “CBS News Sunday Morning” se ajo kishte probleme me sulmet e panikut në një moment të jetës së saj për shkak të kërkesave stresuese në punë.

“Nuk mund të merrja frymë. Dhe më pas fillova të isha nëpër studio dhe ndihesha e mbytur,” i thotë ajo gazetarit Lee Cowan.


Bündchen kujtoi se jetonte në katin e nëntë të një ndërtese në atë kohë dhe i duhej të ngjiste shkallët nga frika se do të ngecte në ashensor.

“E keni parasysh kur nuk mund të merrni frymë edhe kur dritaret janë të hapura, ti mendon që nuk dua të jetoj kështu, e dini çfarë dua të them?” u shpreh ajo.

Cowan më pas e pyet troç nëse ish-engjëlli i Victoria’s Secret mendonte vërtet “për t’u hedhur”.

“Po. Për një sekondë,” përgjigjet Bündchen.

Modelja foli për herë të parë për mendimet për vetëvrasjen në vitin 2018 përpara publikimit të librit të saj me kujtime, “Lessons: My Path to a Meaningful Life.”

Bündchen dikur ishte modelja më e paguar në industri – fitonte rreth 17.5 milionë dollarë në një vit të vetëm – por hoqi dorë nga sfilatat në vitin 2015.

Në fillim të këtij viti, kur u pyet për një rikthim në pasarela, ajo tha: “Kurrë mos thuaj kurrë”.

Kohët e fundit, ajo ka qenë në vëmendjen e mediave për divorcin nga Tom Brady, me të cilin ka dy fëmijë, djalin Benjamin, 13 vjeç dhe vajzën Vivian, 10 vjeç, citon Anabel.

Në trend Femra

Më shumë
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Moda
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Femra
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Flokë dhe stil
Kur pritet t'ju vijnë menstruacionet pas lindjes?

Kur pritet t'ju vijnë menstruacionet pas lindjes?

Për nënat
Kalo në kategori