LAJMI I FUNDIT:

Ariana Grande ndahet nga bashkëshorti Dalton Gomez pas dy vitesh martesë

Ariana Grande ndahet nga bashkëshorti Dalton Gomez pas dy vitesh martesë

Këngëtarja e njohur, Ariana Grande dhe bashkëshorti i saj Dalton Gomez po divorcohen.

Burime pranë këngëtares së “7 Rings” dhe agjentit të pasurive të patundshme luksoze thonë se ata janë ndarë që nga janari – por kanë mbetur miq, shkruan PageSix.


“Ata erdhën në një vendim së bashku. Ata kishin probleme para janarit, por duan të mbeten miqtë më të mirë”, thanë burimet.

Gomez, 27 vjeç, vizitoi Grande, 30-vjeçare, në xhirimet e “Wicked” në Londër në një përpjekje të fundit për të shpëtuar martesën e tyre, por “nuk funksionoi”, shtuan burimet.

Grande ndezi thashethemet se dyshja kishin probleme martesore kur ajo u shfaq në Wimbledon gjatë fundjavës pa unazën në gisht.

Hera e fundit që këngëtarja “God Is a ëoman” u pa me unazën e saj në publik ishte në prill në koncertin e Jeff Goldblum në Londër.

Grande dhe Gomez u martuan fshehurazi në maj 2021 në shtëpinë e saj në Montecito, Kaliforni.

“Ishte e vogël dhe intime – më pak se 20 persona. Dhoma ishte aq e lumtur dhe plot dashuri”, tha përfaqësuesi i saj për People në atë kohë.

Grande ndau fotot e para të dasmës vetëm disa ditë më vonë, duke zbuluar fustanin e saj klasik të bardhë të nusërisë nga “Vera Wang”.

Nga Brad Pitt te Daniel Craig - finalja e Wimbeldon bëri bashkë yjet e njohur të Hollywoodit
Lexo po ashtu Nga Brad Pitt te Daniel Craig - finalja e Wimbeldon bëri bashkë yjet e njohur të Hollywoodit

Gomez i propozoi Grandes në dhjetor 2020 me një unazë me perla dhe diamanti që kishte një domethënie të veçantë për yllin e popit, pasi perla vinte nga një unazë që i kishte dhuruar gjyshja.

Çifti filloi të takohej në fillim të atij viti, duke bërë debutimin e tyre në videoklipin “Stuck With U” të Grande dhe Justin Bieber.

Kjo ishte martesa e parë e këngëtares së “Save Your Tears”, por fejesa e dytë e saj, pasi më parë ajo ishte fejuar me ish-komedianin e “Saturday Night Live” Pete Davidson në 2018. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë

Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë

Magazina
Largohen ish-banorët nga Big Brother VIP Albania, Meritoni-Ilnisës: Vetëm edhe nesër do flesh vetëm

Largohen ish-banorët nga Big Brother VIP Albania, Meritoni-Ilnisës: Vetëm edhe nesër do flesh vetëm

Magazina
Përfundon sondazhi i Telegrafit për fituesin e Big Brother VIP Albania 3, garë e ngushtë mes dy konkurrentëve

Përfundon sondazhi i Telegrafit për fituesin e Big Brother VIP Albania 3, garë e ngushtë mes dy konkurrentëve

Magazina
Xhensila injoron

Xhensila injoron "mosmirënjohjen" e Besit, vjen me fotografi atraktive dhe poza provokuese në Instagram

Magazina
Ish Miss-i i ShBA arrestohet mes trafikantëve të kartelit meksikan, 34-vjeçarja Glenis Zapata shfrytëzonte profesionin për të kaluar paratë e drogës

Ish Miss-i i ShBA arrestohet mes trafikantëve të kartelit meksikan, 34-vjeçarja Glenis Zapata shfrytëzonte profesionin për të kaluar paratë e drogës

Magazina
Adelina Ismaili emocionohet në emision, kur i ftuari i tregon se ia ka vënë vajzës emrin e saj

Adelina Ismaili emocionohet në emision, kur i ftuari i tregon se ia ka vënë vajzës emrin e saj

Magazina
Kalo në kategori