LAJMI I FUNDIT:

Një aeroplan luftarak rus rrëzohet në Detin Azov

Një aeroplan luftarak rus rrëzohet në Detin Azov

Një aeroplan luftarak rus Su-25 u rrëzua në Detin Azov pranë qytetit Yeisk, por piloti u hodh me sukses, thanë zyrtarët lokalë në një deklaratë në mediat sociale.

Në rrjetet sociale janë publikuar video të pa verifikuara që tregojnë një parashutë që zbret mbi det pranë një plazhi në ujë.


Yeisk shtrihet përtej Detit Azov nga pjesa e kontrolluar nga Rusia e rajonit të Donetskut të Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Ukrainasit godasin sistemet artilerike të rusëve të fshehura në zonën malore – nga shpërthimi i fuqishëm ngritët në qiell një “top i zjarrtë”
Lexo po ashtu Ukrainasit godasin sistemet artilerike të rusëve të fshehura në zonën malore – nga shpërthimi i fuqishëm ngritët në qiell një “top i zjarrtë”

Zyrtarët në rajonin e Krasnodarit të Rusisë thanë se piloti është shpëtuar dhe nxjerrë nga uji.

Në anën tjetër, akoma nuk dihen shkaqet e rrëzimit – nëse ishte rrëzuar nga ndonjë raketë apo kishte ndonjë defekt teknik brenda fluturakes. /Telegrafi/