Aktivistët në Gjeorgji penguan një dasmë të mbajtur jashtë kryeqytetit Tbilisi, ku mendohet se po merrte pjesë vajza e ministrit të Jashtëm të Rusisë.
Sipas raporteve nga mediat gjeorgjiane, Yekaterina Lavrov, vajza e Sergei Lavrov, pritej të merrte pjesë në një festë pas dasmës, në një vendpushim malor në lindje të Tbilisit më 20 maj.
Dasma u tha se ishte e vëllait të Aleksandr Vinokurov, që është bashkëshorti i Yekaterina Lavrov.
Protestuesit nacionalistë organizuan një tubim jashtë resortit, duke u përplasur shkurtimisht me policinë, e cila arrestoi të paktën 16 persona.
Sipas raportimeve të mediave, disa protestues hodhën vezë mbi minibusët që dilnin nga hoteli, duke thirrur: “Rusët nuk kanë vend në Gjeorgji!”.
Nuk ishte menjëherë e qartë nëse festa pas dasmës ndodhi në të vërtetë apo jo.
Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili tha se nuk ndodhi, dhe se të ftuarit e dasmës tashmë ishin larguar nga lokacioni.
Një kanal televiziv opozitar më 19 maj publikoi një video të asaj që thoshte se ishte një ceremoni martese në një zyrë të regjistrit të martesave në Tbilisi. Ishte e paqartë nëse Lavrov mori pjesë në këtë ceremoni.
Zurabishvili tha gjithashtu se një ligjvënës rus kishte marrë pjesë në ceremoni.
“Kam marrë një premtim nga ministri i Punëve të Brendshme që familja, njerëzit që do të festonin dasmën sot, u larguan. Dasma nuk do të mbahet. Kjo është një fitore për shoqërinë, si dhe largimi i [deputetit të Dumës së Shtetit Sergei] Gavrilov nga ky vend”, tha ajo.
Incidenti ndodhi pasi Gjeorgjia u rivendosi fluturimet e ndërprera prej kohësh midis Tbilisit dhe kryeqytetit rus, Moskës.
Më 19 maj, një aeroplan rus me pasagjerë u ul në Tbilisi – i pari që kur presidenti rus Vladimir Putin hoqi një ndalim-fluturimin e vitit 2019 javën e kaluar.
Ardhja e avionit u prit me protesta si në aeroportin e Tbilisit ashtu edhe në vende të tjera.
Marrëdhëniet zyrtare diplomatike midis dy vendeve nuk kanë ekzistuar që nga fitorja e shpejtë e Rusisë mbi forcat gjeorgjiane në një luftë të shkurtër në 2008.
Si rezultat i konfliktit, Gjeorgjia humbi kontrollin mbi rajonet separatiste të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut.
Gjeorgjia ka votuar vazhdimisht në favor të rezolutave ndërkombëtare që dënojnë pushtimin rus të Ukrainës.
Për më tepër, ajo ka ofruar ndihmë humanitare për Ukrainën dhe ka pranuar mijëra refugjatë që ikin nga lufta. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump e quajti Zelenskyn diktator, reagon Scholz: Deklaratë e rrezikshme

Prokuroria kërkon pesë vjet burg për Dodikun

Zelensky: SHBA-të e ndihmuan Putinin të dilte nga vite të tëra izolimi

Trump e quan Zelenskyn një diktator

Mbështetja për Zelenskyn në Ukrainë, një studim i ri tregon të dhëna krejt të ndryshme nga pretendimi i Trump

SHBA dhe Rusia bien dakord për katër parime pas bisedimeve për Ukrainën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame