LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e Arsenalit të bindur se Xhaka e ngacmoi Tottenhamin me mesazhin në xhaketë gjatë intervistës televizive

Tifozët e Arsenalit të bindur se Xhaka e ngacmoi Tottenhamin me mesazhin në xhaketë gjatë intervistës televizive
(Foto: SkySports/Getty)

Granit Xhaka ishte njëri nga futbollistët më të mirë të Arsenalit në fitoren e të martës mbrëma në derbin kundër Chelseat.

Mesfushori shqiptar ishte asistues në të dy golat e Martin Odegaard dhe ishte i përfshirë edhe në golin e Gabriel Jesus në fitoren prej 3-1 të Topçinjve në Emirates Stadium.

Fitorja ishte shumë e rëndësishme për Arsenalin në garën për titullin e Ligës Premier, njëherësh duke e përfunduar serinë prej katër ndeshjeve pa fitore.


(Foto: Screenshot/SkySports)

Xhaka ishte zgjedhur që të fliste pas ndeshjes për Sky Sports duke e diskutuar atë që ndodhi në ndeshje. Porse nuk ishin vetëm përgjigjet e tij ato që tërhoqën vëmendje.

Në fakt, fokusi i tifozëve ka qenë te ajo që kishte veshur mesfushori. Graniti kishte veshur xhaketën e nutricionistit të skuadrës, Tom Geeson-Brown, që mbante inicialet e tij, ‘TGB’.

Porse tifozët i kanë lidhur këto iniciale me ngacmimin që i bëjnë klubit rival, Tottenham Hotspur. TGB është cilësuar edhe akronim për “Tottenham Get Battered everywhere they go” duke iu referuar një kënge tallëse kundrejt ekipit rival me kuptimin se “Tottenhami mposhtet kudo që shkon”.

Spursat janë pa fitore në tetë ndeshjet e fundit si mysafir në të gjitha garat duke i humbur gjashtë dhe duke barazuar dy, ndërsa kanë pranuar 21 gola. Prandaj tifozët e Arsenalit kanë më shumë arsye që të tallen me ta. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë

Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë

La Liga
Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany

Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany

Bundesliga
Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit

Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit

La Liga
Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e Granitit te Baseli dhe planin e tyre pasi të pensionohen nga futbolli

Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e Granitit te Baseli dhe planin e tyre pasi të pensionohen nga futbolli

Ligat tjera
E ardhmja e Dele Alli merr një kthesë të re që mund ta shohë ish-yllin e Anglisë të rikthehet në Ligën Premier

E ardhmja e Dele Alli merr një kthesë të re që mund ta shohë ish-yllin e Anglisë të rikthehet në Ligën Premier

Premier League
Messi ka parakaluar Ronaldon në garën për blerjen e një veture të rrallë që kushton 27 milionë euro

Messi ka parakaluar Ronaldon në garën për blerjen e një veture të rrallë që kushton 27 milionë euro

Ndërkombëtare
Kalo në kategori