Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se do të ketë zero tolerancë për konsumimin e duhanit në hapësira të brendshme.
Ministri Peci ka thënë se beteja kundër konsumimit të duhanit është e gjatë por me rezultate të shpejta, transmeton Telegrafi.
“Pa duhan më shumë shëndet! Duke qenë se rruga jonë është Bashkimi Evropian, çdo ditë e më shumë Evropë do të sjellim në vendin tonë. Jam fort i përkushtuar që këtë objektiv ta përmbushë çdo ditë e në secilin segment. Siç po e çrrënjosë çdo ditë kancerin në Ministri të Bujqësisë, çdo ditë do ta çrrënjosë pirjen e duhanit në hapësira të brendshme”, është shprehur ministri.
Më tej, në postimin e bërë në Facebook ai ka thënë “zero tolerancë për konsumimin e duhanit në hapësira të brendshme është zero tolerancë me fjalë e veprim”.
“Siç mund t’i konsumojë dikush nga 50 kafe në ditë, mund t’i konsumojë edhe cigaret, ama jo në brendi të kafeneve, restoranteve, hoteleve, zyrave… Secili bën atë që përfaqëson. Unë e përfaqësoj ligjin, e dikush cenimin e tij. Dikush në veri të vendit fton publikisht për refuzim të zbatimit të ligjit, teksa ndonjë “trim”, gjetiu e bën të njëjtën gjë”, ka potencuar ai.
Peci ka shtuar tutje se “esenca është e njëjtë, të refuzohet zbatimi i ligjit të Republikës së Kosovës. Por, me ligjin kompromis nuk ka. Njëherë ligjshmëri, përherë ligjshmëri”.
Ndryshe, Ministria e Bujqësisë para disa javësh ka marrë masa për zbatimin e Ligjit për kontrollin e duhanit, me të cilin ndalohet pirja e duhanit në ambiente të mbyllura. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'