LAJMI I FUNDIT:

Andrew Tate dhe vëllai i tij lirohen nga paraburgimi, mbeten në arrest shtëpiak

Andrew Tate dhe vëllai i tij lirohen nga paraburgimi, mbeten në arrest shtëpiak

Andrew Tate, vëllai i tij dhe dy bashkëpunëtoret e dyshuara femra janë liruar në arrest shtëpiak nga një burg i Bukureshtit në mes të një hetimi në vazhdim për krimet e dyshuara të trafikimit të qenieve njerëzore e përdhunimit.

Tate, 36-vjeçar, u arrestua në 29 dhjetor në Bukuresht së bashku me Tristanin dhe dy gra rumune – Luana Radu, 32-vjeçe dhe Georgina Naghel, 28-vjeçe – me dyshimin për disa vepra penale dhe formimin e një grupi krimi të organizuar për të shfrytëzuar viktimat.


Në fillim të këtij muaji, të katër u paraqitën në një seancë dëgjimore për lirimin me kusht që Tate shpresonte se do të rezultonte në lirimin e tij nga burgu dhe në arrest shtëpie pas gati tre muajsh prapa hekurave.

Foto: Reuters

Kjo kërkesë për lirim me kusht u refuzua nga një gjykatës të mërkurën dhe të katër e apeluan vendimin.

Andrew Tate dhe vëllait të tij iu vazhdohet paraburgimi edhe për 30 ditë të tjera nën akuza për trafikim të qenieve humane
Lexo po ashtu Andrew Tate dhe vëllait të tij iu vazhdohet paraburgimi edhe për 30 ditë të tjera nën akuza për trafikim të qenieve humane

Por tani, një gjykatës rumun vendosi që vëllezërit dhe dy bashkëpunëtoret e tyre janë liruar nga burgu dhe do të vendosen në arrest shtëpiak.

Luana Radu

Influencuesi mizogjen dhe vëllai i tij mbetën ‘pa fjalë’ nga vendimi për t’iu mohuar lirimin me kusht në fillim të kësaj jave dhe do të përballeshin me 30 ditë të tjera burg për akuzat për trafikim seksual.

Ata do të mbaheshin në paraburgim deri më 21 prill.

Georgiana Naghel

Asnjë nga katër personat nuk është akuzuar ende zyrtarisht. /Telegrafi/

Andrew Tate dhe vëllai i tij

Në trend Magazina

Më shumë
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Magazina

"Valla më mbyti 'mësyshi'", Vesa Vallasaliu shpjegon për 'aksidentin' që pësoi me veturën e saj luksoze

Magazina

"Për ato që lamë dhe ato që presim të vijnë", kujt po i dedikon këtë Ilnisa?

Magazina
“O Çim, Egla është beqare

“O Çim, Egla është beqare", Juli shkakton të qeshura derisa ngacmon banorin e ri

Magazina
Kalo në kategori