LAJMI I FUNDIT:

Mediumi anglez shkruan për debutimin e Sylvinhos në krye të Kombëtares së Shqipërisë

Mediumi anglez shkruan për debutimin e Sylvinhos në krye të Kombëtares së Shqipërisë

“Vite pas karrierës së tij profesionale, ish-lojtari i Arsenalit, Barcelonës dhe Manchester Cityt kishte një kontakt me topin të hënën mbrëma, por tani si trajner – jashtë vijës së fushës” – kështu e fillon shkrimin Daily Mail për Sylvinhon.

Strategu 48-vjeçar kishte një rrugëtim të ndritur në futboll, derisa kishte drejtuar klubin e tij të fëmijërisë Corinthians pas pensionimit si futbollist.

Tashmë në krye të Kombëtares së Shqipërisë, ish-mbrojtësi i majtë bëri histori kur u bë braziliani i parë që firmosi me Arsenalin.


Shqipëria nuk ia del të marr pikë ndaj Polonisë
Lexo po ashtu Shqipëria nuk ia del të marr pikë ndaj Polonisë

Pas një qëndrimi në klubin e Londrës Veriore që e pa atë të humbasë shpejt vendin nga Ashley Cole në skuadrën që drejtohej nga Arsene Wenger, ai u nis për në Celta Vigo.

Nuk kaloi shumë kohë përpara se ai të rizbulonte formën e tij dhe të përfundoi një lëvizje në Barcelonë, e cila e pa atë të fitoi La Ligan tre herë, Kupën e Mbretit, mori dy triumfe në Superkupën e Spanjës dhe dy herë fitoi Ligën e Kampionëve.

Ai u pensionua pas një periudhe njëvjeçare në Manchester City, duke iu bashkuar klubit një vit pas blerjes nga Abu Dhabi United Group.

The former left-back showed no loss of technical control on the sidelines as Albania faced Poland in their opening Euro 2024 qualifying match

“Sylvinho tani është elektor i Shqipërisë, ku u emërua në janar të këtij viti, ndërsa në ekipin e tij ka marrë legjendën e Manchester Cityt, argjentinasin Pablo Zabaleta, që është asistent i tij te kuqezinjtë”, shkruan më tej mediumi anglez.

Dyshja debutuan mbrëmë në krye të ekipit shqiptar në Stadiumin Kombëtar të Varshavës, aty ku pësuan humbje 1-0 në kualifikimet për Euro 2024, por që ishte një paraqitje e mirë.

Hierarkia e kombëtares do të ndjekë me interes këtë rrugëtim, pasi ka emëruar ish-trajnerin e Lyonit dhe Corinthians me synimin për kualifikim në turneun e vitit të ardhshëm që mbahet në Gjermani.

Sylvinho: Shpirti dhe zemra nuk na mungoi, barazimi do të ishte i drejtë
Lexo po ashtu Sylvinho: Shpirti dhe zemra nuk na mungoi, barazimi do të ishte i drejtë

Kombëtarja jonë është kualifikuar vetëm në një kampionat evropian, në vitin 2016, derisa nuk ia dolën ta kalonin grupin, aty ku gjendeshin Zvicra dhe Franca si nikoqir.

Ata aktualisht janë në fund të Grupit E pas ndeshjes së tyre hapëse.

Pavarësisht kësaj, kishte arsye për të besuar se trajneri i ri e filloi mbretërimin e tij pozitivisht, me kombëtaren shqiptare që ia doli ta markonte në mënyrë të mrekullueshme sulmuesin e Barcelonës, Robert Lewandowski.

Shqipëria arriti ta mbante nën ethe Poloninë deri në minutat e fundit, madje në këtë pikë, Mytro Uzuni për pak sa nuk shënoi, por goditja e tij shkoi jashtë portës. /Telegrafi/

The head coach previously managed at Lyon and his boyhood club Corinthians

Në trend Sport

Më shumë

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Premier League
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori drejtimin e Man United

Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori drejtimin e Man United

Premier League
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

Serie A
Kalo në kategori