LAJMI I FUNDIT:

Pentagoni pritet të përshpejtojë dërgimin e tankeve në Ukrainë

Pentagoni pritet të përshpejtojë dërgimin e tankeve në Ukrainë

Pentagoni po përshpejton procesin e dërgimit të tankeve në Ukrainë duke rinovuar modelet më të vjetra që mund të jenë gati më shpejt.

Kështu, SHBA po synon të dërgojë modele të vjetra të rinovuara të tankeve të tyre të rënda Abrams në Ukrainë në tetë deri në 10 muaj, thanë zyrtarët amerikanë për agjencinë e lajmeve AP, përcjell Telegrafi.

Plani i tij fillestar, i konfirmuar nga presidenti Joe Biden në janar, ishte të dërgonte në Kiev 31 tanke më moderne M1A2 Abrams – por ato mund të kishin marrë deri në një ose dy vjet për t’u prodhuar dhe dërguar.


Versionet e vjetra mund të merren nga rezervat e ushtrisë dhe do të jetë më e lehtë për trupat ukrainase të mësojnë t’i përdorin, thanë zyrtarët, duke folur në mënyrë anonime pasi planet ende mbahen të fshehta.

Lufta në Ukrainë, shefi i mercenarëve të 'Wagner' në panik - i shkruan ministrit të Mbrojtjes të Rusisë
Lexo po ashtu Lufta në Ukrainë, shefi i mercenarëve të 'Wagner' në panik - i shkruan ministrit të Mbrojtjes të Rusisë

Mendohet se zyrtarët e Pentagonit do ta bëjnë njoftimin së shpejti.

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka zbuluar se aleanca beson se Moska i ka kërkuar Pekinit ndihmë për armë vdekjeprurëse për pushtimin e Ukrainës.

Në këtë drejtim, Jens Stoltenberg paralajmëroi Kinën për një gjë të tillë, ndërsa Xi Xinping dhe Vladimir Putin janë takuar në Moskë.

“Ne nuk kemi parë asnjë provë që Kina po i dërgon Rusisë armë vdekjeprurëse, por kemi parë disa shenja se kjo ka qenë një kërkesë nga Rusia dhe se kjo është një çështje që konsiderohet në Pekin nga autoritetet kineze”, citohet të ketë thënë Stoltenberg para gazetarëve në Bruksel.

“Kina nuk duhet të ofrojë ndihmë me armë vdekjeprurëse për Rusinë, kjo do të ishte të mbështeste një luftë të paligjshme”.

Ish-kryeministri norvegjez i bëri këto komente teksa jepte raportin e tij vjetor mbi punën e NATO-s. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump nënshkruan urdhrin e dënimit me vdekje

Trump nënshkruan urdhrin e dënimit me vdekje

Amerika
Të gjitha fushat që Trump mori vendime që në ditën e tij të parë të kthimit në detyrë si president i SHBA-së

Të gjitha fushat që Trump mori vendime që në ditën e tij të parë të kthimit në detyrë si president i SHBA-së

Amerika
Njerëzit përdorën çarçafë 'për t’u hedhur' nga dritaret - pamje të tjera të zjarrit që la dhjetë të vdekur në një restort skijimi në Turqi

Njerëzit përdorën çarçafë 'për t’u hedhur' nga dritaret - pamje të tjera të zjarrit që la dhjetë të vdekur në një restort skijimi në Turqi

Turqia
Trump anuloi punën nga shtëpia për njerëzit që punojnë për shtetin

Trump anuloi punën nga shtëpia për njerëzit që punojnë për shtetin

Amerika
Trump urdhëron largimin e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Trump urdhëron largimin e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Amerika
Trump ndalon ndihmën e jashtme amerikane për zhvillim për 90 ditë në pritje të shqyrtimit

Trump ndalon ndihmën e jashtme amerikane për zhvillim për 90 ditë në pritje të shqyrtimit

Amerika
Kalo në kategori