LAJMI I FUNDIT:

Spanjolli detyrohet ta paguajë ish-gruan e tij me mbi 200 mijë dollarë për shkak të ‘punëve të shtëpisë’

Spanjolli detyrohet ta paguajë ish-gruan e tij me mbi 200 mijë dollarë për shkak të ‘punëve të shtëpisë’

Një gjykatës spanjoll urdhëroi një burrë që t’i paguante ish-gruas së tij rreth 200 mijë euro (215,000) dollarë për “punët e shtëpisë” për një periudhë 25 vjeçare, punë të cilat ajo i kryente “ekskluzivisht” gjatë kohës që ata ishin bashkë.

Ivana Moral fitoi gjykimin pasi debatoi se ajo ishte e ngarkuar me punët për çiftin gjatë 25 viteve të martesës së tyre, sipas një raporti nga WSB, duke cituar gazetën në gjuhën spanjolle El Pais.

Gjykata urdhëroi ish-bashkëshortin e saj që t’i bënte pagesa mujore prej 492 eurove (528 dollarësh) Moral-it, një shumë që u përcaktua duke llogaritur pagën minimale profesionale mujore për pastruesit e shtëpive gjatë periudhës kur çifti ishte i martuar, shkruan FOX News, përcjell Telegrafi.


Moral i tha gjykatës se ajo ishte gjithashtu përgjegjëse për rritjen e dy vajzave të çiftit dhe për t’u kujdesur për burrin e saj gjatë martesës së tyre, por shtoi se pavarësisht kësaj arriti që të pastronte edhe shtëpinë.

Ish-gruaja argumentoi se “përkushtimi i saj ekskluziv ndaj shtëpisë dhe familjes” e la atë të paaftë për të ndjekur mundësitë e saj të karrierës, ndërsa ish-bashkëshorti i saj ishte në gjendje të ndërtonte një biznes të suksesshëm të “fitness-it” e gjithashtu “akumuloi dhe rriti në mënyrë eksponenciale asetet e tij”.

Moral gjithashtu deklaroi se 25 vitet e martesës së saj me ish-bashkëshortin e bënë atë që të ndjehej si “ekonomikisht e kërcënuar, e pavlerë dhe e varur prej të tjerëve”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Një burrë i dehur kishte vendosur të

Një burrë i dehur kishte vendosur të "përleshej" me një piton teksa kthehej në shtëpi - dhe sigurisht, doli humbës

Fun
Gjashtë gra por vetëm pesë palë këmbë, iluzioni optik që po i huton të gjithë

Gjashtë gra por vetëm pesë palë këmbë, iluzioni optik që po i huton të gjithë

Virale
Merr fund një nga gjuetitë më të gjata të thesarit në botë

Merr fund një nga gjuetitë më të gjata të thesarit në botë

Interesante
Alpinisti amerikan pretendon se ka filmuar krijesën legjendare të njohur si 'Bigfoot', videoja bëhet virale

Alpinisti amerikan pretendon se ka filmuar krijesën legjendare të njohur si 'Bigfoot', videoja bëhet virale

Interesante
Në cilën gotë ka më shumë ujë?

Në cilën gotë ka më shumë ujë?

Interesante
Vendosë kamerë të fshehur në dhomën e hotelit në Spanjë, turistja britanike habitet kur sheh pamjet – recepsionisti ia vjedh brekët

Vendosë kamerë të fshehur në dhomën e hotelit në Spanjë, turistja britanike habitet kur sheh pamjet – recepsionisti ia vjedh brekët

Fun
Kalo në kategori