LAJMI I FUNDIT:

NDARJA

NDARJA

Poezi nga: Yevgeny Baratynsky
Përktheu: Maksim Rakipaj

U ndamë; dhe në atë çast magjie,
N’atë çast të shkurtër jeta qe imja;
Tani s’dëgjoj më fjalë dashurie
Dhe frymë nuk më jep më dashuria!

Gjithçka kisha, tani humba gjithçka;
Sa nisi ëndrra, u tret si vegim!
Tani s’e di, si i hutuar jam,
Kjo më mbeti nga ajo lumturi.