LAJMI I FUNDIT:

Rasti “Brezovica” – policia me aksion në disa komuna

Rasti “Brezovica” – policia me aksion në disa komuna
Arkiv

Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë së Ferizajt, është duke zhvilluar një aksion policor i cili lidhet me rastin “Brezovica”.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari.


Jashari ka thënë se aksioni është duke vazhduar ende dhe i njëjti po realizohet në disa lokacione.

“Po aksioni ka nisur qysh në mëngjes dhe është duke u zhvilluar në disa lokacione si Prishtinë, e Ferizaj”, ka thënë Jashari.

Ai ka shtuar se pas përfundimit të këtij aksioni do të dalin me detaje tjera.

Ndërkaq zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani i ka thënë Telegrafit se aksioni po zhvillohet në katër rajone.

“Sot, në orët e hershme të mëngjesit Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ka filluar realizimin e një operacioni policorë, i cili përfshinë disa lokacione në katër rajone, Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë Jugu dhe Gjilan”, ka thënë Kelani.

Ai ka shtuar se operacioni policor ka të bëjë me hetimet dhe luftën kundër fenomenit të fajdeve, ku për informacione dhe detaje shtesë do të njoftoheni pas përfundimit të operacionit policor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori