Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që pavarësisht bindjeve të tyre politike t’u bashkohen në marshin kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe i cili do të mbahet më 15 shkurt.
Ky marsh, i cili do të nisë nga ora 16:00 para Bibliotekës Kombëtare të Prishtinës, ka moton “Bashkë kundër Asociacionit”.
Nënkryetarja e Parlamentit Studentor, Albë Lala u shpreh se edhe 24 vite pas luftës aspiratat e Serbisë karshi territorit të Kosovës ende nuk janë shuar.
Ajo tha se në ditën kur edhe festojnë 53-vjetorin e themelimit të UP-së do të marshojnë kundër Asociacionit i cili, sipas saj, nuk avancon të drejtat e serbëve, por instrumentalizon serbët në Kosovë.
“24 vite pas luftës së fundit dhe 15 vite pas shpalljes së pavarësisë sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës vazhdojnë të mbesin cak i Serbisë, kjo e fundit ende nuk i ka shuar aspiratat për territorin tonë. Serbia në raport me shqiptarët ka të kaluar kriminale vazhdon të ketë të tashme kriminale duke ndërtuar strategji për një të ardhme kriminale. Andaj, ne fuqishëm besojmë se mobilizimi e organizimi studentor ndonëse në rrethana krejtësisht të ndryshme është gjithmonë i domosdoshëm për të kundërshtuar dhe parandaluar një të keqe që po provohet të instalohet në Kosovë… Se Asociacioni njëetnik është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës tashmë është veçse e qartë. Ky Asociacion nuk avancon të drejtat e serbëve por instrumentalizon serbët në Kosovë dhe ndikon në avancimin e Serbisë në Kosovës”, tha ajo.
Lala tutje ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovë që pavarësisht bindjeve të tyre politike tu bashkohen në marshin e organizuar përmes të cilit kundërshtohet krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Në vend që të flasim për marrëveshjen e cila parasheh njohjen reciproke të diplomave universitare në mes të Kosovës dhe Serbisë ne flasim vetëm për Asociacion i cili cenon integritetin territorial dhe paqen në vend. Prandaj, të mërkurën e 15 shkurtit përveçse kremtojmë themelimin e UP-së marshojmë bashkë kundër Asociacionit. Me këtë rast, Parlamenti Studentor i UP-së fton të gjithë qytetarët e Kosovës pavarësisht bindjeve politike që të na bashkohen në marshin kundër Asociacionit një etnik që është në dëm të vendit tonë“, theksoi Lala.
Edhe Bleron Beka, nënkryetar Parlamentit Studentor të UP-së, kërkoi që përmes këtij marshi të tregohet vendosmëria dhe institucionet vendore dhe ndërkombëtare të parandalojmë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Bëjmë thirrje për përfaqësuesit vendorë dhe ndërkombëtarë që funksionojnë në Republikën e Kosovës që të parandalojnë krijimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe që ndërtohet në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës… Bëjmë thirrje tek qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë në marshin e 15 shkurtit dhe të tregojmë vendosmëri dhe të përçojmë mesazh të qartë tek instancat relevante në Kosovës. Nëse cenohet kushtetueshmëria e vendit atëherë vihet në dyshim përpjekja e kamotshme për paqe dhe bashkëjetesë mes etnike. Kosova multietnike është kriter thelbësor për zhvillim të mëtutjeshëm, zhvillim ky që minohet nga një Asociacion një etnik”, theksoi Beka.
Ditë më parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paraqitur 6 kushtet e tij për themelimin e Asociacionit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kamerat “Safe city” do të regjistrojnë çdo shkelje në komunikacion, gjobat do të merren në mënyrë elektronike
Komandanti i KFOR-it takon homologun e tij armen, fokus siguria dhe dialogu Kosovë-Serbi
Përhapje virozash dhe raste të shtuara, mjekja tregon moshat e prekura me gjendje kritike
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
26 vite pas, Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve
"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri