LAJMI I FUNDIT:

Shitet domeni më i shtrenjtë, çmimi fillestar është 20 milionë dollarë

Shitet domeni më i shtrenjtë, çmimi fillestar është 20 milionë dollarë

Domenni sex.com zyrtarisht ka dalë në shitje. Më herët ky domen ishte shitur për 13 milionë dollarë në vitin 2013.

E tani çmimi fillestar do të jetë 20 milionë dollarë, kurse ai që arrin të ofrojë më së shumti do ta ketë në pronësi.

“Sex.com është një prej domenëve në më të njohur dhe të vlefshëm në botë, dhe jemi të kënaqur që mund ta ofrojmë në shitje atij që shprehet i gatshëm të ofroj më shumë”, tha Elnaz Gerami nga CMO, transmeton Telegrafi.


Kjo është një mundësi e rrallë për individë, kompani apo markë që ta ketë në pronësi një pjesë të historisë së internetit.

Domeni legjendar është platforma e parë që kërkon identifikim personal për kyçje në sistem. Kjo e bën ueb-faqen më të sigurtë dhe më të çmuar në industri. /Telegrafi/