LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti Evropian miraton një rezolutë për një gjykatë speciale për Putinin dhe Lukashenkon

Parlamenti Evropian miraton një rezolutë për një gjykatë speciale për Putinin dhe Lukashenkon

Parlamenti Evropian votoi sot për një rezolutë jodetyruese, që bën thirrje për krijimin e një gjykate speciale ndërkombëtare për të ndjekur penalisht agresionin rus kundër Ukrainës.

Parlamenti Evropian beson se krijimi i një gjykate speciale do të plotësojë një boshllëk të madh në strukturën aktuale institucionale të drejtësisë penale ndërkombëtare, dhe se ajo duhet të bazohet në standardet dhe parimet e zbatuara në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, transmeton Telegrafi.

Deputetët në rezolutë theksuan se gjykata speciale duhet të ndjekë penalisht jo vetëm presidentin rus Vladimir Putin, por edhe presidentin e Bjellorusisë, Alexandar Lukashenko dhe udhëheqjen e Bjellorusisë.


“Parlamenti Evropian beson se një gjykatë e speciale ndërkombëtare duhet të ketë juridiksionin për të ndjekur penalisht jo vetëm Vladimir Putinin dhe udhëheqjen politike dhe ushtarake të Federatës Ruse, por edhe Alexander Lukashenkon dhe udhëheqjen politike dhe ushtarake të Bjellorusisë si një shtet bashkëpunëtor, nga i cili territor dhe me mbështetjen logjistike të së cilës Rusia Federata po zhvillon luftën e saj agresive kundër Ukrainës”, thuhet në dokument.

Përfaqësuesit e PE-së theksuan se puna përgatitore e BE-së për gjykatën ad hoc “duhet të fillojë pa vonesë”, dhe të fokusohet në krijimin e mekanizmave për gjykatën ad hoc në bashkëpunim me Ukrainën dhe mbështetjen e autoriteteve ukrainase dhe ndërkombëtare, në sigurimin e provave që do të përdoren nga gjykata ad hoc në të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Kalo në kategori