Bujar Osmani në Poloni takoi ish-kryesuesin e OSBE-së: Duhet të vazhdojmë të punojmë me këmbëngulje për ta ndaluar agresionin rus në Ukrainë
Kryesuesi i OSBE-së, Ministri, Bujar Osmani në Poloni realizoi takim me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe ish-kryesues i OSBE-së gjatë vitit 2022, Zbignjev Rau.
Në takim, Osmani edhe një herë shprehu mirënjohje për angazhimin dhe përpjekjet e kryesimit polak me OSBE-së gjatë vitit 2022, edhe atë madje në kushte jashtëzakonisht të vështira në rajonin e OSBE-së, si dhe falënderoi Poloninë për mbështetjen e kryesimit të OSBE-së nga Maqedonia e Veriut.
“Si pjesë e Treshes kryesuese, pres që bashkëpunimi i ngushtë të vazhdojë me qëllim adresimin e përshkët të sfidave të Organizatës; për të siguruar funksionalitet dhe prezencë efikase të OSBE-së në terren, në mesin e njerëzve që kanë nevojë për ndihmën tone, për të siguruar një mjedis stabil dhe të sigurt në të cilin jetojnë”, theksoi Osmani në takim.
Duke i përcjellë përshtypjet e vizitës në Ukrainë, veçanërisht të vizitës në zonat e kërcënuara, ministrat së bashku përsëritën dënimin e agresionit të Federatës Ruse ndaj Ukrainës, duke theksuar se i njëjti paraqet shkeljen më të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe të parimeve dhe detyrimeve të OSBE-së.
“Pavarësisht se sa dekurajuese të jenë zhvillimet e fundit në terren, duhet të vazhdojmë të punojmë me këmbëngulje për ta ndaluar agresionin, për t’i tërhequr forcat ushtarake ruse nga Ukraina dhe për të ofruar hapësirë për një zgjidhje diplomatike që do të sigurojë paqe të qëndrueshme dhe afatgjate”, theksoi Osmani.
Ai gjithashtu përkujtoi se OSBE-ja mund të ofrojë burime dhe mekanizma për të gjetur një rrugëdalje nga situata, si dhe për zbutjen e pasojave të luftës, duke theksuar se të gjitha palët duhet ta shfrytëzojnë plotësisht potencialin e OSBE-së.
“Maqedonia e Veriut do të mbetet garantues dhe kujdestar i parimeve dhe përkushtimeve të OSBE-së dhe vetëm me respektimin e tyre do të mundësohet ndalimi i luftës dhe kështu edhe t’u jepet fund vuajtjeve të njerëzve. Të udhëhequr nga motoja jonë “Fjala është për njerëzit”, fokusi ynë do të jetë ndihma për njerëzit, edhe atë jo vetëm në Ukrainë, që padyshim është prioriteti kryesor, por edhe ndihma për njerëzit në rajone të tjera të prekura nga konfliktet”, përfundoi Оsmani.
Ministri i Punëve të Jashtme i Polonisë ka qenë kryesues i mëparshëm i OSBE-së, në vitin 2022 dhe sipas rregullave të Organizatës, në vitin 2023 do tа kryesojë Grupin e Bashkëpunimit të OSBE-së me Partnerët Aziatikë dhe gjithashtu pjesë e Treshes kryesuese.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit