LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësuesit e Listës Serbe (jo)fshehurazi përkujtojnë Ditën antikushtetuese të Republikës Srpska

Përfaqësuesit e Listës Serbe (jo)fshehurazi përkujtojnë Ditën antikushtetuese të Republikës Srpska

Përfaqësuesit e Listës Serbe, ish-deputeti dhe ish-ministri i Puushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, ish-kryetari i Komunës së Zveçanit, Dragisha Miloviq dhe kryetarja e qarkut administrativ Mitrovicë, Vuçina Jankoviq morën pjesë në ceremoni që shënon ditën antikushtetuese të Republikës Srpska me ftesë të Milorad Dodikut.

Lista Srpska përsëri luajti lojën diplomatike. Aty pa dyshim që përfaqësuesit e kësaj partie janë takuar me Milorad Arlovin, kryetarin e “Komitetit për Ndihmë Kosovës” të Banja Lukës, të cilit disa herë i është ndaluar hyrja në Kosovë për deklarata provokuese dhe nacionaliste, shkruan The Geopost.


Vuçina Jankoviq

Në sallën ku u zhvillua parada për të festuar Ditën e Republikës së Serbisë, pamjet tregojnë qartë se Todosijeviq, një funksionar i Listës Srpska i cili u dënua me një vit burg për gjuhën e urrejtjes në një deklaratë për Reçakun, është ulur pranë te Milorad Avrovit.



Ivan Todosijeviq

Në të njëjtën radhë ishte edhe Zlatan Elek, drejtor i Qendrës Spitalore Klinike në Mitrovicën e Veriut, i cili në këtë post u emërua nga Lista Serbe.


Zlatan Elek

Gjatë qëndrimit të përfaqësuesve të Listës Serbe në Republika Srpska, qëllimi i të cilëve ishte të ‘lajkatonin’ Dodikun dhe presidentin rus Vladimir Putin, në anën tjetër, zyrtarët e mbetur në Kosovë ishin për të mashtruar Perëndimin.


Dragisha Miloviç

Lista Srpska dërgoi fshehurazi në RS funksionarët e saj, të cilët si zakonisht janë aktivë në rrjetet sociale dhe ku postojnë aktivitetet e tyre, por edhe ‘reagime’ të shpejta kur u shkonte, këtë herë askush prej tyre nuk u mburr me pjesëmarrjen në ceremoninë e organizuar nga Milorad Dodik.

Dodik shumë shpesh promovon publikisht marrëdhënie shumë të mira me Listën Serbe, ndonëse tashmë dihet se kjo parti është në fakt krahu i Beogradit në Kosovë, përkrahja nuk ka munguar as kësaj radhe.

Ai është takuar me përfaqësuesit e Listës Serbe, Igor Simiq dhe Goran Rakiq, dhe në vitin 2020 ka mbështetur heqjen e barrikadave kur Vuçiq e ka lejuar, por shpesh kërcënon paqen dhe sigurinë në Kosovë me deklaratat e tij destabilizuese.


Igor Simiq, Millorad Dodik dhe Goran Rakiq, viti 2020

Po kështu, në mes të luftës ruse në Ukrainë, Milorad Dodik i dha Vladimir Putin Urdhrin e Republika Srpska për “kujdesin e tij patriotik dhe dashurinë për RS”.

Dodik është një nga të paktët politikanë që mban lidhje me presidentin e Federatës Ruse pas agresionit të tij të hapur kundër Ukrainës shkurtin e kaluar.

Sipas Dodikut, ai dhe Putin dëgjojnë rregullisht njëri-tjetrin në telefon, ndërsa takimi i fundit kokë më kokë u zhvillua në Kremlin shtatorin e kaluar.

Pavarësisht se janë një kukull ruse, Dodik dhe partia e tij janë ende faktori politik që kontrollon shumicën e proceseve në Bosnje dhe Hercegovinë. /The Geopost/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori