LAJMI I FUNDIT:

Vetëvrasja e Sokol Halilit, Policia: Gjatë intervenimit janë larguar anëtarët e familjes nga shtëpia

Vetëvrasja e Sokol Halilit, Policia: Gjatë intervenimit janë larguar anëtarët e familjes nga shtëpia

Sokol Halili i cili dyshohej për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij në oborrin e Klinikës Gjinekelogjike në QKUK është vetëvrarë në shtëpinë e tij edhe pse Policia e Kosovës ishte munduar të negociojë me të që të vet-dorëzohet.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 13:45 në fshatin Davidoc, në Shtime.


Tutje në raport sqarohet se njësitet policore gjatë aksionit për arrestimin e të dyshuarit kanë arritur që të largojnë anëtarët e familjes nga shtëpia, ndërsa i dyshuari nuk ka pranuar negocimin me policinë, ku më pas ka qëlluar veten me revole.

“Fsh. Davidoc, Shtime 02.12.2022 – 13:45. Njësitë policore kanë zhvilluar një aksion për arrestimin e të dyshuarit  kosovar lidhur me rastin vrasje. Gjatë intervenimit është arritur që të largohen anëtarët e familjes nga shtëpia, ndërsa i dyshuari nuk ka pranuar negocimin me policinë dhe ka qëlluar veten me revole”, thuhet në raport.

Siç bëhet e ditur në raport, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator pa fishekë dhe një predhë.

“Përveç njësive të nevojshme policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori