Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu në seancën dëgjimore lidhur me Projektligjin për buxhetin 2023, ka thënë se buxheti i kësaj ministrie nuk është ndarë më shumë për projektet në komunat që udhëhiqen nga Vetëvendosje, por është koncentruar në projekte madhore për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Aliu para raportimit para Komisionit për Mjedis tha se për dikasterin që udhëheq për vitin 2023 janë ndarë 251 milionë e 684 mijë e 833 euro.
“Koncentrimin e projektit 2023 e kemi bërë kryesisht në projekte madhore, të cilat duhet të përfundojnë në ato segmente të koncentruara gjatë vitit 2023… Autostrada Prishtinë-Gjilan-Konçul për vitin 2023 janë të planifikuara 27 milionë euro në buxhetin e vitit 2022 kanë qenë 5 milionë euro, zgjerimi i rrugës Dollc-Gjakovë në planifikimin e vitit 2023 janë paraparë 11 milionë euro në buxhetin e vitit 2022 kanë qenë 2.25 milionë euro, ndërtimi i rrugës Prishtinë-Podujevë janë paraparë 6 milionë euro, ndërsa kanë qenë 1. 1 milionë euro. Riparimi rrugës rajonale Prizren-Prevall janë 6 milionë euro për vitin 2023, kanë qenë 2 milionë euro në vitin 2022. Zgjerimi i rrugës Prishtinë-Pejë kanë qenë 400 mijë euro në vitin 2022 dhe në vitin 2023 i kemi ndarë 4 milionë euro”, tha ai.
Lidhur me ngecjen e projekteve infrastrukturore, ai tha se në këtë ka ndikuar edhe rritja e madhe e çmimeve, por edhe aspekti i shpronësimeve dhe vetë projektet.
Aliu madje tha se për këto projekte kanë ndarë më së shumti buxhet me qëllim që në vitin e ardhshëm të përfundohen.
“Është një dukuri e përgjithshme e ngecjeve në realizim të punimeve gjë që faktori kryesor është rritja e çmimeve prej karburanteve e ndërtimeve e me radhë ka ndikuar që të ketë ngecje që është situatë e përgjithshme mbase në të gjithë. Ka edhe faktorë të tjerë, kemi të bëjmë me projekte që janë, ta zëmë 4 projekte të rëndësishme që janë në ministri e që janë shndërruar në prioritetin kryesor për të zgjidhur çështjet e tyre e që është projekti i autostradës së Gjilanit, projekti i rrugës së Mitrovicës, projekti i rrugës Prishtinë-Podujevë dhe projekti i rrugës Dollc-Gjakovë dhe te këto katër projekte kemi një natyrë të ngjashme të problemeve që kanë të bëjnë ose me shpronësime, projektet, fazat e zbatimit dhe jemi në zgjidhje të këtyre problemeve”, u shpreh Aliu.
Mustafa: Pse për rrugën Prishtinë-Podujevë më shumë janë ndarë mjete në vitin 2025 se në 2023
Ndërsa, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa kërkoi të di se pse për projektin e rrugës Prishtinë-Podujevë në vitin 2023 janë ndarë më pak fonde se sa në vitin 2025, duke e lidhur kështu edhe me fushatën zgjedhore.
“Buxhetin e keni të ndarë më këtë magjistrale ndër vite. Në vitin 2023 janë gjashtë milionë, në 2024 pesë milionë dhe në vitin 2025 – 11.3 milionë. Nuk dua ministër të besoj që keni lënë shumën më të madhe në një vit zgjedhor prandaj ta kemi me të qartë se pse shuma më e madhe buxheti më i madh në këtë drejtim është i ndarë në vitin 2025 dhe jo anasjelltas të ketë në 2023, sepse do të shpresonim se punët duke u përfunduar, kanë kosto më të ulët”, tha Mustafa.
Ministri Aliu tha se kjo shumë e mjeteve për 2025 nuk ka të bëjë me fushatën zgjedhore, por me planet e këtij projekti./KP
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFaton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje