LAJMI I FUNDIT:

Chrome për Android po punon mbi ridizajnimin e Omnibox

Chrome për Android po punon mbi ridizajnimin e Omnibox

Duke e parë bazën e madhe të përdoruesve, Google bën shumë rrallë ndryshime të mëdha në ndërfaqen e shfletuesit të saj.

Megjithatë, një ridizajnim në zhvillim planifikon “modernizimin” e Chrome Omnibox në Android.


Kur Chrome u lansua në vitin 2008, një aspekt i zakonshëm i dizajnit ishte se pse aty ishte vetëm një fushë për qasjen/shikimin e URL-ve dhe kërkimit në ueb.

Google e quajti këtë Omnibox dhe në vitet e fundit ka punuar që ta bëjë atë më të dobishme duke shtuar “Chrome Actions” e cila lidhet me çdo cilësim kyç të shfletuesit.

Kjo i bashkohet mënyrës se si ajo tregon tashmë përgjigje të shpejta për pyetjet dhe fotografitë e përzgjedhura, raporton 9to5google, transmeton Telegrafi.

Që nga Chrome 105, është një variant i quajtur “Omnibox Modernize Visual Update”.

Në dispozicion vetëm për Android, chrome://flags/#omnibox-modernize-visual-update “do të shfaq një UI të re e cila është e përditësuar në mënyrë vizuale”.

Chrome 108 (Canary) ofron dizajnin më të evoluar me tre variante të “Aktivizuara” përveç opsionit të përgjithshëm.

Dizajni ekzistues është një listë e drejtpërdrejtë e URL-ve dhe sugjerimeve të kërkimit. Ajo nuk është se do të ndryshojë me renovimin, por secila do të vendoset në një kartë, për të ndihmuar në dallimin e gjësendeve.

Për më tepër, kartat e mësipërme kanë qoshe të rrumbullakosura. Ky dizajn të kujton më shumë kërkimin e unifikuar të Pixel Launcher që gjendet në Android 13 QPR1 Beta. Qëndrueshmëria është një qasje interesante. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Influencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI, kësaj radhe cak i sulmit ishte Rabbit R1

Influencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI, kësaj radhe cak i sulmit ishte Rabbit R1

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

Teknologji
Prodhuesi i pjesëve kompjuterike Logitech ndërpret rënien e shitjeve prej dy vitesh e gjysmë pas një bumi të nxitur nga pandemia

Prodhuesi i pjesëve kompjuterike Logitech ndërpret rënien e shitjeve prej dy vitesh e gjysmë pas një bumi të nxitur nga pandemia

Teknologji
Nokia Lumia 1520 thotë se e ka ekranin më të mirë

Nokia Lumia 1520 thotë se e ka ekranin më të mirë

Teknologji
Kalo në kategori