LAJMI I FUNDIT:

Vorbulla Polare po shfaqet tani mbi stratosferën e Polit Verior, do të ketë ndikim mbi motin dimëror

Vorbulla Polare po shfaqet tani mbi stratosferën e Polit Verior, do të ketë ndikim mbi motin dimëror

Një Vorbull Polare tani po shfaqet në stratosferën mbi Polin Verior. Filloi të formohet pasi që ftohja sezonale u intensifikua dhe do të vazhdojë të forcohet edhe në dimrin 2022/23.

Me një histori të gjatë në ndikimin në motin dimëror në Evropë dhe SHBA, kjo Vorbull po monitorohet për së afërmi çdo vjeshtë dhe dimër.


Siç do të mund ta shihni, ka shumë shtresa brenda Vorbullës Polare e cila mund të prodhojë rezultate të ndryshme të motit. Pavarësisht se është e fortë, e dobët, ose e shembur, kjo Vorbull gjithmonë luan një rrol të rëndësishëm në mot, transmeton Telegrafi.

Fotografia e mëposhtme tregon një ngjarje të fuqishme të Vorbullës Polare nga disa dimra të mëparshëm.

Një formë e tillë thuajse rrethore zakonisht nënkupton qarkullim të fortë stratosferik.

Por çka është Vorbulla Polare në rend të parë, pse interesohemi ne për të, dhe pse duhet të interesoheni ju për të?

Teksa shkojmë drejtë vjeshtës, rajonet polare fillojnë që të marrin më pak dritë dielli. Me më pak energji diellore, temperaturat fillojnë të bien dhe fillon ftohja sezonale në polin verior.

Por teksa temperaturat polare vazhdojnë të bien, atmosfera në polin jugor është ende relativisht e ngrohtë teksa vazhdon të merr dritë dhe energji nga Dielli.

Në fotografinë më poshtë mund ta shihni solsticin dimëror. Rajonet polare në veri marrin fare pak ose aspak energji diellore në krahasim me rajonet polare në jug, të cilat akoma marrin mjaftueshëm dritë diellore dhe ngrohtësi.

Por teksa temperatura në ato rajone bije, bashkë me të bije edhe shtypja. Ky proces është i njëjtë edhe në sipërfaqe por edhe lartë në Stratosferë.

Tek fotografia e radhës mund t’i shihni shtresat e atmosferës. Troposfera (shtresa blu) dhe moti gjenden në pjesën e poshtme, ndërsa Stratosfera(shtresa e gjelbër) me shtresën e ozonit gjenden sipër saj.


Kështu duke e përmbledhur gjithë këtë, Vorbulla Polare sillet njëjtë si një ciklon shumë i madh, duke e mbuluar kështu të gjithë polin verior, deri tek gjerësia e poshtme.

Vorbulla nga toka lidhet nëpërmjet të gjitha nivele atmosferike, por që zakonisht ka forma të ndryshme në lartësi të ndryshme.

Severe Weather shkruan se ata zakonisht fokusohen tek Vorbulla Polare në Stratosferë, pasi që luan një rrol shumë të rëndësishëm në mot përgjatë stinës së dimrit.

Kjo vorbull njihet për ndikim të fuqishëm nga Stratosfera. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

Botë
Kalo në kategori