LAJMI I FUNDIT:

Gazeta “Danas”: “Stili skizofrenik i qeverisjes së Vuçiqit” – nderon gjeneralin amerikan për merita në Serbi, tabloidët e tij akuzojnë CIA-n se po përgatit luftë në Kosovë

Gazeta “Danas”: “Stili skizofrenik i qeverisjes së Vuçiqit” – nderon gjeneralin amerikan për merita në Serbi, tabloidët e tij akuzojnë CIA-n se po përgatit luftë në Kosovë

Dekorimi i komandantit të Gardës Kombëtare të Ohio-s së SHBA-ve, nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në Serbi po konsiderohet si një “gjest i bukur dhe do të thotë gjithashtu se kemi arritur ndoshta kulmin e këtij bashkëpunimi”. Megjithatë, është çmenduri që në ditën kur të gjitha mediat e Vuçiqit akuzuan CIA-n se po përgatit një aksion për të provokuar një konflikt në Kosovë, presidenti serb nderon një gjeneral amerikan për shërbimet e tij ndaj paqes dhe stabilitetit.

Dragan Shutanovac, ish-ministër i Mbrojtjes dhe themelues i Këshillit për Politika Strategjike, thotë për “Danas” se Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria Serbe kanë pasur një bashkëpunim jashtëzakonisht cilësor me Ministrinë e Mbrojtjes së SHBA-së për më shumë se pesëmbëdhjetë vjet.

“Bartës i atij bashkëpunimi nga pala amerikane është pikërisht Garda Kombëtare e Ohio-s. Edhe pse është krejt e logjikshme që kur flasim për bashkëpunimin e dy ushtrive, fillimisht mendojmë për stërvitje të përbashkëta ushtarake, trajnime të ndryshme, donacione, shkëmbime vizitash nga personeli ushtarak, më duhet të theksoj se Ministria e Mbrojtjes e SHBA-së mori pjesë në një sërë projektesh për të ndihmuar popullatën civile në Serbi përmes ndërtimit ose rindërtimit të më shumë shkollave, kopshteve dhe objekteve të tjera të nevojshme në të gjithë Serbinë. Dekorimi i komandantit të Gardës Kombëtare të Ohoi-s është një gjest i bukur me të cilin Serbia tregon se i kupton përpjekjet që Garda bën për të zhvilluar marrëdhëniet si ushtarako-ushtarake ashtu edhe civile. Unë mbështes që oficerëve meritorë të ushtrive të huaja që arrijnë bashkëpunim të jashtëzakonshëm me Forcat e Armatosura duhet t’u jepet mirënjohje adekuate, është një akt simbolik, por shumë domethënës për ushtarët”,  thotë Shutanovac, transmeton Telegrafi.


Ngjashëm mendon edhe Dragan Shormaz, anëtar i Bordit Kryesor të SNS dhe themelues i Këshillit Euro-Atlantik të Serbisë.

Ai thekson se gjenerali Harris personalisht dhe Garda Kombëtare e Ohio-s meritonin të dekoroheshin nga Serbia.

“Angazhimi i tyre për bashkëpunim të mirë me Ushtrinë Serbe, lobimi në favorin tonë në strukturat mbrojtëse të SHBA-së, bartja e njohurive dhe përvojave në ushtrinë tonë është me rëndësi të madhe! Ky çmim do të thotë se kemi arritur, ndoshta kulmin e atij bashkëpunimi. Ajo që do të doja pas kësaj ngjarjeje është që ne të marrim një vendim kombëtar për aleancë me SHBA-në dhe të punojmë me zell për të. Në fund të fundit, Amerika na zgjati dorën”,  thotë Shormaz.

Ndërsa Miroslav Paroviq, kryetar i Lëvizjes për Liri Popullore, tregon për skizofreninë si një stil qeverisjeje të Vuçiqit.

“Në një ditë kur të gjitha mediat e Vuçiqit akuzuan CIA-n se po përgatit një operacion në të cilin do të fusnin çeçenë të veshur me uniforma të ushtrisë serbe për të sulmuar policinë e Kosovës dhe për të filluar konfliktin, ai nderoi gjeneralin amerikan për shërbimet e tij për paqen dhe stabilitetin në Kosovë. Kjo është skizofrenia si stil qeverisjeje, sepse një gjë i thuhet popullit, ndërsa në praktikë Vuçiq e vendos marrëveshjen me SHBA-në përmes disa kanaleve. Sipas asaj marrëveshje, Kosova shkon në NATO dhe më pas në OKB, kurse Vuçiq mbetet në pushtet. Por në fund do të kalojë, siç kaloi Millosheviqi, i cili u mbështet në premtime të ngjashme dhe në rolin e faktorit të paqes dhe stabilitetit”, vlerëson Paroviq.

Ndërsa historiani Dragomir Angjelkoviq thotë se nëse Serbia zyrtare ndjek vërtetë politikë neutraliteti, atëherë do të duhej të shpërblehej dikush deri tek përfaqësuesi i ushtrisë ruse.

“Është mirë që Vuçiq dekoroi komandantin e Gardës Kombëtare të Ohoi-s, por nëse Serbia zyrtare me të vërtetë ndjek një politikë neutraliteti dhe balancimi të politikës së jashtme, atëherë një nga përfaqësuesit e ushtrisë ruse përgjegjës për zhvillimin e marrëdhënieve me ushtrinë serbe duhet të ishte dekoruar gjithashtu. Ky është vetëm një argument më shumë në mbështetje të opinionit gjithnjë e më të përhapur se Vuçiç, për të manipuluar votuesit e tij pro-rusë, flet për neutralitet, por në prapaskenë në fakt po i paguan çmimin  Uashingtonit për qëndrimin e tij në pushtet, pavarësisht se ka shkelur vlerat e demokracisë për të cilat në parim angazhohen vendet perëndimore”, përfundon Angjelkoviq. /Telegrafi/

.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Lajme
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Lajme
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Shëndetësi
Pamje nga fshati i kokainës afër Rinasit, pika strategjike që kishin zgjedhur trafikantët e drogës për laboratorin

Pamje nga fshati i kokainës afër Rinasit, pika strategjike që kishin zgjedhur trafikantët e drogës për laboratorin

Lajme
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Kalo në kategori