LAJMI I FUNDIT:

Dita e të pagjeturve, EULEX-i identifikoi 480 mbetje mortore, përfshirë 332 persona të zhdukur

Dita e të pagjeturve, EULEX-i identifikoi 480 mbetje mortore, përfshirë 332 persona të zhdukur

Në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka bërë të ditur se që nga viti 2009 ka kryer gjithsej 692 operacione në terren për gjetjen e personave të zhdukur që përfshijnë 188 zhvarrime.

Sipas një njoftimi për media thuhet se janë identifikuar 480 mbetje mortore, përfshirë 332 persona të zhdukur.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se gjatë periudhës gusht 2021 –  gusht 2022, ekspertët e EULEX-it kanë marrë pjesë në 21 operacione në terren, që kanë përfshirë nëntë zhvarrime, e cila ka rezultuar në identifikimin e tre personave të zhdukur.


“Që nga fillimi i mandatit e deri më sot, EULEX-i ka punuar pareshtur për gjetjen dhe kthimin e mbetjeve mortore të personave të zhdukur tek familjet e tyre për një varrim të respektuar dhe dinjitoz.

Ndriçimi i fatit të personave të zhdukur është detyrë e vazhdueshme; që nga viti 2009, Misioni ka kryer gjithsej 692 operacione në teren për gjetjen e personave të zhdukur, që përfshijnë 188 zhvarrime. Mbetjet mortore të 480 individëve janë identifikuar, përfshirë 332 persona të zhdukur. Gjatë periudhës gusht 2021 – gusht 2022, ekspertët e EULEX-it morën pjesë në 21 operacione në teren, që kanë përfshirë nëntë zhvarrime. Kjo ka rezultuar në identifikimin e tre personave të zhdukur”, thuhet në njoftim.

Aktualisht, siç bëhet e ditur në njoftim, ekspertët e EULEX-it janë po ashtu duke punuar me autoritetet e Kosovës për rishikimin e të gjitha mbetjeve mortore njerëzore që janë të ruajtura në morgun e Prishtinës, si dhe të dosjeve të ndërlidhura.

Tutje në njoftim thuhet se për ta vështirësuar kërkimin e personave të zhdukur dhe për t’i fshehur provat, kryerësit e atyre krimeve i kanë fshehur trupat në varre të vogla klandestine apo edhe nëpër varreza.

Numri i trupave të zhvarrosur në pesë varreza është i paraqitur në vijim:

Varrezat e myslimanëve në Mitrovicën Veriore, 89

Varrezat ortodokse në Arbëri (Prishtinë), 81

Varrezat e Prizrenit, 77

Varrezat në Shirokë, 59

Varrezat myslimane në Arbëri (Prishtinë), 49

Po ashtu, pas luftës në Kosovë, ekspertë forenzikë ndërkombëtarë dhe vendas kanë gjetur numër të konsiderueshëm të personave të zhdukur në lokacione të ndryshme në Kosovë dhe Serbi, si në vijim: Brekoc, 121 trupa të zhvarrosur; Çikatovë e vjetër, 112; Rakosh, 97; Qirez, 96; Studime e epërme, 93; Korishë, 72; Suhodoll i Poshtëm, 70; Çikatovë e vjetër, 68; Makoc, 63; Suhodoll, 61; Krushë e madhe, 58; Rudnicë, 54; Suharekë, 54; Çikatovë e vjetër, 50, Kizhevak, 7 trupa të zhvarrosur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori