LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi ka tetë emra për zëvendësuesin e Benzemas, në listë edhe Armando Broja

Real Madridi ka tetë emra për zëvendësuesin e Benzemas, në listë edhe Armando Broja

Sulmuesi shqiptar i Chelseat, Armando Broja është duke u lidhur me një transferim potencial te gjiganti spanjoll, Real Madridi.  

Drejtuesit e Los Blancos janë duke kërkuar një qendërsulmuesi të ri që përmbush rolin e zëvendësuesit për sulmuesin Karim Benzema në një sezon kaq të mbushur me ndeshje.


‘Gjahu’ e tyre vjen edhe për faktin se Real Madridi pritet t’i largojë nga skuadra sulmues si Mariano Diaz, Borja Mayoral dhe Marco Asensio.

Profili i sulmuesve që janë në orbitën e drejtuesve të Realit korrespondon një tipi futbollisti shumë i përcaktuar. Ka vetëm një mori opsionesh. Lojtarë të rinj, të cilët janë rreth 20 vjeç dhe që janë ende vërtet të pashfrytëzuar.

Real Madridi po siguron të ardhmen e tyre, ekipi i mbushur me talentë të mëdhenj dhe kontrata afatgjate
Lexo po ashtu Real Madridi po siguron të ardhmen e tyre, ekipi i mbushur me talentë të mëdhenj dhe kontrata afatgjate

Lojtarë që pranojnë rolin e zëvendësuesit të Benzemas, por që kanë mundësi për t’u vendosur në formacionin fillestar në të ardhmen nëse gjithçka shkon mirë.

Nga ana tjetër, duhet të plotësoni një kërkesë thelbësore, që të keni një pasaportë komunitare, pasi vendet ‘Jo-BE’, janë tashmë të mbuluara nga Vinicius Jr, Rodrygo Goes dhe Eder Militao.

Sipas gazetës AS, tregu evropian ofron disa opsione që përshtaten me ambientet që menaxhon klubi mbretëror dhe ndër ta është edhe sulmuesi shqiptar i Chelseat, Armando Broja, përcjell Telegrafi.

20-vjeçari shqiptar po cilësohet nga gazeta AS si njëri nga asetet më të çmuara në Ligën Premier dhe përshtatet gjithashtu në parametrat e Real Madridit. Shumë potencial dhe talent që mund të vlejë shumë miliona në tregjet e ardhshme.

Broja shkëlqeu në sezonin e fundit te Southamptoni

Përveç Brojës, emrat tjerë që lidhen me Real Madridit janë sulmuesi 25-vjeçar i Stutgartit, Sasa Kalajdzic, tre lojtarë nga Red Bull Salzburg: Noah Okafor, Benjamin Sesko dhe Roko Simic.

Georgino Rutter i Hoffenheimit, Jonathan Burkardt i Mainz dhe Brian Brobbey, i cili është rikthyer te Ajaxi janë emrat tjerë në listën e dëshirave të Real Madridit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Kalo në kategori