Fjetja me gojë hapur mund të ketë pasoja të përhershme, mjekët kanë paralajmëruar për këto ndryshime
Kushtojini vëmendje mënyrës sesi fle fëmija juaj, goja e hapur gjatë gjumit mund të shkaktojë probleme
Më shumë se gjysma e fëmijëve flenë me gojë hapur, sipas një studimi të publikuar vitet e fundit.
Megjithatë, nëse frymëmarrja me gojë gjatë natës nuk zgjidhet në vitet e para të jetës, mund të lërë pasoja negative që do të zgjasin gjithë jetën.
Pjesa e jashtme e sistemit të frymëmarrjes, hunda, ka funksionin e ngrohjes, hidratimit dhe filtrimit të ajrit që hyn nëpërmjet vrimave të hundës, transmeton Telegrafi.
Nga ana tjetër, kur merr frymë me gojë, oksigjeni nuk kalon nëpër këtë trajtim të veçantë para se të hyjë në mushkëri.
Kjo në vetvete është tashmë një rrezik sepse më pas në mushkëri hyn ajri plot papastërti, i thatë dhe me temperaturë joadekuate.
“Frymëmarrja me gojë rrit rrezikun e infeksioneve virale ose bakteriale dhe ftohjeve të përsëritura”, thotë otorinolaringologia Alexandra Ordonez nga Brazili.
Nëse një fëmijë fle me gojë hapur, kjo do të ndikojë edhe në formimin e fytyrës së tij.
“Kockat e fytyrës nuk zhvillohen siç duhet, gjë që ndryshon fizionominë. Si rrjedhojë, fëmija mund të ketë faqe të varura, sy të trishtuar, rrathë të errët… Vetë harku dentar ndryshon. Kocka e nofullës (që mban dhëmbët e sipërm) është e mbyllur dhe shkon përpara. Dhëmbët nuk rriten siç pritej”, thekson otorinolaringologia dhe shton se mund të ketë disa ndryshime që prekin vetë organizmin.
Qafa përfundon e tërhequr, me mjekrën brenda, gjinjtë bëhen të lëshuar, ndërsa barku del jashtë”, përfundon doktori. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëU zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Xhubleta e Behares, veshja më e bukur dhe e veçantë në Ballon Shqiptare
Si të ruani siç duhet higjienën e vagjinës: Nuk mjafton vetëm uji i thjeshtë
Luksi i qetë nuk ndalet dhe këtë e vërteton edhe dalja e fundit e Victoria Beckham-it në publik
Ivanka Trump zbuloi rutinën e fitnesit me të cilin arriti në formë
Harrojeni leopardin! Tre printe elegante kafshësh që do ju fiksojnë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian