LAJMI I FUNDIT:

Një studim i ri thotë se Kili mund të jetë “shtëpia” e pemës më të vjetër në botë

Një studim i ri thotë se Kili mund të jetë “shtëpia” e pemës më të vjetër në botë

Një pyll me gjelbërim në pjesën jugore të Kilit mund të jetë shtëpia e pemës më të vjetër në botë, pasi që nga një studim i bërë thuhet se pema antike që ndryshe u quajt me emrin “stërgjyshi” mund të jetë më shumë 5,000 vite e vjetër.

Shkencëtarët nuk mund ta përcaktonin moshën e saktë të pemës nga numërimi i rrathëve për shkak të trungut të madh të pemës.

Normalisht një cilindër i madhësisë prej rreth 1 metri merret nga pema për të numëruar rrathët e pemës në mënyrë që ta përcaktojnë moshën, por që diametri i “stërgjyshit” është 4 metra i gjerë.


Jonathan Barichivich, shkencëtari që e udhëhoqi studimin, tha se mostrat që ata i morën duke përdorur një teknikë tjetër, tregojnë se pema është rreth 5,484 vite e vjetër, përcjell Telegrafi.

“Kjo metodë na dha rezultatet se rreth 80% e trajektoreve në të cilat u rritën degët e pemës na japin këtë moshë të pemës, e cila del të jete mbi 5,000 vite e vjetër”, tha Baricivich.

Nga mosha e dhënë duket se kjo pemë del të jetë më e vjetra në botë, duke dalë të jetë më shumë se 500 vite e vjetër nga pema e cila u gjet në Kaliforni vite më herët.

“Në qoftë se i krahasojmë me moshë pemët të cilat veçse i kemi zbuluar deri më tani, atëherë kjo pemë del të jetë nga më të vjetrat në botë”, shtoi tutje Barichivich. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Një bukëpjekëseje në Angli iu prish dita kur këpuca e saj u “ngatërrua” nën një karrocë ushqimesh

Një bukëpjekëseje në Angli iu prish dita kur këpuca e saj u “ngatërrua” nën një karrocë ushqimesh

Fun
A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

Kompania ajrore kërkon falje pas shfaqjes së

Kompania ajrore kërkon falje pas shfaqjes së "filmit për të rritur" - gjatë një udhëtimi me aeroplan nga Sidnei në Tokio

Fun
Brenda rrokaqiellit të ri më të mirë në botë

Brenda rrokaqiellit të ri më të mirë në botë

Interesante
Ishte dasma e tij por ai zgjodhi të punonte në laptop, burri ngjall reagime në rrjetet sociale

Ishte dasma e tij por ai zgjodhi të punonte në laptop, burri ngjall reagime në rrjetet sociale

Fun
A mund ta dalloni pse zyrtarët japonezë kërkuan që kjo fotografi e ministrave të modifikohej?

A mund ta dalloni pse zyrtarët japonezë kërkuan që kjo fotografi e ministrave të modifikohej?

Interesante
Kalo në kategori