LAJMI I FUNDIT:

Aksioni në veri: Zyrtarët e policisë dhe doganës janë gjuajtur me armë zjarri, u zbulua laboratori ku kultivohej kanabis

Aksioni në veri: Zyrtarët e policisë dhe doganës janë gjuajtur me armë zjarri, u zbulua laboratori ku kultivohej kanabis

Të hënën, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën, kanë zhvilluar një aksion në veri.

Gjatë kontrollit është zbuluar një laborator për kultivimin e kanabisit me mbi 10 mijë fije bimë të gatshme për t’u shitur në treg ilegalisht.


Aksioni i policisë është ndërmarrë në afërsi të kufirit me Serbinë, përkatësisht në vendin e quajtur Izvor.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se gjatë këtij aksioni, zyrtarët e Policisë dhe Doganës janë gjuajtur me armë zjarri.

Policia jep detaje për aksionin në veri ku u dëgjuan të shtëna me armë zjarri
Lexo po ashtu Policia jep detaje për aksionin në veri ku u dëgjuan të shtëna me armë zjarri

Ai tha se nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

“Përgjatë këtij aksioni zyrtarët e policisë dhe doganave janë gjuajtur me armë zjarri, por aksioni po vazhdon me sukses pa asnjë lëndim apo dëm material”.

“Ky është rezultat i vendosmërisë së madhe duke bërë kështu që çdo ditë e më shumë vendi ynë të çlirohet nga krimi. Ju lumtë Policia dhe Dogana e Kosovës!”, ka deklaruar Sveçla.

Aksioni “Gropa” në Ferizaj, arrestohen 10 persona – sekuestrohen 70 kilogramë heroinë
Lexo po ashtu Aksioni “Gropa” në Ferizaj, arrestohen 10 persona – sekuestrohen 70 kilogramë heroinë

Ndërkaq, gjatë së hënës në Ferizaj, policia ka sekuestruar reth shtatëdhjetë (70) kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit Captagon- (heroinë) dhe disa paisje për përpunimin e saj.

Gjithashtu janë arrestuar dhjetë persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës ./Telegrafi/