Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka dal me një njoftim për media pas deklaratave për eksport të energjisë në kohë krize.
KEK njofton opinionin se tregtimi i energjisë elektrike (eksporti) nga KEK-u bëhet kryesisht kur paraqiten tepricat pasi të përmbushen nevojat e konsumit vendor.
“Tepricat zakonisht shfaqen (natën) në intervalin kohor nga ora 01:00 deri në orën 07:00 eventualisht deri 09:00 (rrallë herë)”, thuhet në njoftim.
Sipas Korporatës, bazuar në procedurat e brendshme, KEK fillimisht deklaron prodhimin e energjisë elektrike për konsum vendor, pra për nevojat e konsumit të Shërbimit Universal si dhe mbulimin e humbjeve.
“Si rrjedhojë, në rastet kur shfaqen tepricat, fillimisht i ofrohen KESH-it (shkëmbim) dhe pjesa e mbetur e energjisë (nëse mbetet), atëherë plasohet në treg përmes tregtarëve të licencuar nga ZRRE-ja. Ndërsa sa i përket tregtimit të energjisë elektrike (si eksportit, po ashtu edhe importit), çmimin kryesisht e përcaktojnë kërkesa dhe oferta. Prandaj duhet të kemi parasysh faktin se në rastin kur rritet kërkesa për energji elektrike gjithashtu rritet edhe çmimi i energjisë elektrike dhe e kundërta ndodhë me eksportin, pra kur rritet oferta për energji elektrike çmimet janë më të ulëta”, thuhet në njoftim.
Lidhur me këtë ju bëjmë me dije se çmimi i importit të energjisë elektrike zakonisht është më i lartë në raport me çmimin e eksportit të energjisë elektrike, kjo për faktin se nevoja për import të energjisë elektrike shfaqet në kohën e pikut apo në kohën e konsumit maksimal (ditën), pra kohën kur ka mungesë të energjisë elektrike vendore por edhe në vendet e rajonit e më gjerë.
“Ndërsa eksporti i energjisë elektrike nga KEK-u zakonisht realizohet në kohën kur ka teprica të energjisë elektrike dhe ajo zakonisht bëhet natën. Vlen të theksohet se gjatë kohës së natës përveç se shfaqen teprica të energjisë elektrike vendore, gjithashtu shfaqen tepricat edhe tek vendet e rajonit dhe më gjerë”, thuhet në reagim.
Ndryshe, partitë opozitare që disa ditë kanë paralajmëruar se nuk do të votojnë në seancat plenare dhe komisione parlamentare pa u themeluar Komisioni hetimor për çështjet energjetike, si punësimet në KEK, rritjen e çmimit të rrymës, shitjen dhe blerjen e rrymës në kohë krize energjetike, etj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025