LAJMI I FUNDIT:

Ylli i ‘Beverly Hills’ dhe ish-bashkëshorti i Megan Fox, Brian Austin Green rrëfen për sëmundjen dhe momentet e vështira që përjetoi

Ylli i ‘Beverly Hills’ dhe ish-bashkëshorti i Megan Fox, Brian Austin Green rrëfen për sëmundjen dhe momentet e vështira që përjetoi
(Foto: Instagram/brianaustingreen)

Aktori i hit serialit “Beverly Hills”, Brian Austin Green, në dy muajt e fundit ka qenë duke luftuar me kolitin ulceroz, një sëmundje kronike inflamatore e zorrëve.

Për shkak të problemeve shëndetësore, ylli hollivudian u tërhoq për një kohë nga syri publik, por edhe nga rrjetet sociale.


Mirëpo, përmes një postimi të ri në Instagram ka treguar gjithçka për situatën në të cilën ndodhej.

Në njoftim, 48-vjeçari e falënderoi veçanërisht të dashurën e tij, Sharna Burgess, e cila u kujdes për të dhe fëmijët derisa ai ishte në gjendje të rëndë.

“U zhduka nga Instagrami për një kohë. Kam luftuar me kolitin ulceroz në gjashtë javët e fundit dhe nuk ishte aspak argëtuese. Sharna ishte e mahnitshme. Në muajin e gjashtë, të shtatë të shtatzënisë, ajo u kujdes për tre fëmijë të vegjël, sepse isha gozhduar për një kohë për krevati”.

Gjashtëmbëdhjetë çiftet e famshme botërore që u ndanë gjatë vitit 2020
Lexo po ashtu Gjashtëmbëdhjetë çiftet e famshme botërore që u ndanë gjatë vitit 2020

“Ajo kujdesej për mua. Nuk ankohej, ishte e mahnitshme. Jam shume mirënjohës qe kam dikë si si ajo në jetën time”, ka thënë aktori.

Green është baba i katër fëmijëve. Ka një djalë 20 vjeçar nga lidhja me Vanessa Marcil, ndërsa me aktoren Megan Fox ka tre djem (nëntë, tetë dhe pesë vjeç). /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Nis festivali madhështor

Nis festivali madhështor "Eurovision Song Contest" - këto janë vendet që garojnë sonte

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Ermal Fejzullahu ka një kërkesë për shqiptarët që jetojnë në Itali

Ermal Fejzullahu ka një kërkesë për shqiptarët që jetojnë në Itali

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Kalo në kategori