LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja Kosovë-Serbi për targat, Von der Leyen: Mesazh i rëndësishëm për rajonin

Marrëveshja Kosovë-Serbi për targat, Von der Leyen: Mesazh i rëndësishëm për rajonin

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka thënë se marrëveshja e ndërmjetësuar nga BE-ja mes Kosovës e Serbisë për targat është një mesazh i rëndësishëm për rajonin.

Gjatë konferencës për medie pas samitit të sotëm BE-Ballkani Perëndimor, kryetarja e KE-së u shpreh se bisedimet dhe dëshira për të gjetur zgjidhje është një gjë që janë në gjendje ta bëjnë dhe të ecet përpara.


“Marrëveshja e lehtësuar nga BE-ja ishte mesazh i shkëlqyeshëm edhe për rajonin, se është e mundshme që kur të uleni në tavolinën e negociatave, me dëshirën për të gjetur zgjidhje edhe në situata të vështira dhe mund të gjinden zgjidhje e të vazhdojmë përpara. Nëse i shohim deklaratat sot është mesazh i qartë se jemi të zotuar për zgjerim”, theksoi ajo.

Ajo u shpreh se Ballkani Perëndimor ka të njëjtat vlera dhe ndan të njëjtën histori me Bashkimin Evropian dhe se e duan atë në BE.

“Mesazhi kryesor i Komisionit është shumë i qartë, së pari Ballkani Perëndimor është pjesë e të njëjtës Evropë, siç është edhe Bashkimi Evropian. Ne ndajmë të njëjtën histori, të njëjtat vlera dhe të njëjtin fat dhe besoj fuqishëm se kemi edhe të njëjtin fat”, tha Von der Leyer.

Ajo theksoi se “Bashkimi Evropian nuk është i kompletuar pa Ballkanin Perëndimor. Ne duam Ballkanin Perëndimor në Bashkim Evropian, dhe nuk mund të ketë asnjë dyshim që qëllimi ynë është zgjerimi”, u shpreh ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori