LAJMI I FUNDIT:

Boris Pasternak: Mrekulli, në Moskë ka ardhur Aleksandër Moisiu

Boris Pasternak: Mrekulli, në Moskë ka ardhur Aleksandër Moisiu
Aleksandër Moisiu në rolin e Hamletit

Përktheu dhe përgatiti: Bujar Hudhri

Maria P. Gonta (1904-1995) poete, aktore dhe gazetare ukrainase. Mike e ngushtë e Vladimir Mayakovsky-it Boris Pasternak-ut. Në vitet 1930 ka botuar shkrime për aviacionin në revistën “Prozhektor’ dhe në gazetën “Ylli i kuq”. Nga libri i saj me kujtime, po shkëpusim një fragment ku flitet për entuziazmin e Pasternak-ut që do të shihte në skenë aktorin e famshëm Aleksandër Moisiu gjatë turneut në Moskë në vitet 1924-25.

“Një mëngjes janari të vitit 1925 dëgjoj nga telefoni një zë të emocionuar:


– Një mrekulli! Mali ka ardhur te Muhameti, – fliste Boris Pasternaku. – Në Moskë ka mbërritur për një turne Sandro Moisiu…

Dukej qartë, nga tronditja dhe gëzimi i paduruar i Borisit, sikur po na ftonte në një gosti… që Sandro Moisiu ishte ardhja e Shekspirit, që kishte për të rëndësinë jetike të “truallit dhe fatit”. Aq i emocionuar ishte Pasternaku para se të ngrihej perdja, sikur do ta luante ai vetë Hamletin.

… Origjinaliteti ishte tronditës. Me një xhaketë të shkurtër të përdorur, prej kadifeje, me triko dhe këpucë të vjetra hyri në sallë, si për në shtëpi, pa u vënë re, si padashur: – Më keni thërritur, nënoke?

… Aktin e parë Moisiu e përcolli si një monolog të brendshëm të Hamletit … u fshi çdo nocion për lojën, për rolin – ai ishte vetë Hamleti, kryekreje, ishte një mrekulli, që na kishte ardhur nga thellësitë e katërqind vjetëve.

Borisi i shkoi në prapaskenë … I tronditur dhe i ngazëllyer, me sytë arabikë që i shkrepëtinin, duke bërë gjestikulacione në ajër, duke aktruar. Kurse Hamleti dëgjonte i mahnitur, Hamleti qeshte…

…Moisiu ishte për Pasternak-un jo vetëm një shfaqje teatri, por një ikonë, një model i qasjes në art, një shembull i pavdekësisë, që shkonte pas gjurmëve të të përjetëshmëve…

“Hamleti” – thoshte Pasternaku, sipas kujtimeve të Maria Gonta-s – është tragjedia më jetëshkrimore e Shekspirit”. Por, a nuk ka qenë kjo tragjedi po kaq autobigrafike për vetë Pasternak-un? Dhe, ndofta, pikërisht këtë jetëshkrimësi aie ndjeu në lojën e Sandro Moisiut, i cili, shkruan Gonta, “nuk e luante Hamletin, nuk kishte pamjen e Hamletit, nuk e jetonte Hamletin, ai ishte vetë Hamleti i gjallë”. Ai ishte aq i shtrenjtë për Pasternak-un sepse te Moisiu kishte parë atë mrekulli të gjallë të pavdekësisë, e cila i ishte shfaqur në ëndërrimet rinore në mendimet e zjarrta të referatit të tij “Simbolizmi dhe pavdekësia”. /Gazeta “ExLibris”/

Në trend Kultura

Më shumë
Disa shënime mbi traditën moderne greke

Disa shënime mbi traditën moderne greke

Fjala+
PARAJA

PARAJA

Poezi
SKLLEVËR

SKLLEVËR

Poezi
PORTRETI

PORTRETI

MOS U DORËZO KURRË

MOS U DORËZO KURRË

Poezi
Tarkovsky dhe pasioni

Tarkovsky dhe pasioni

Filmi
Kalo në kategori